Shefi i Uber Technologies: Makinat fluturuese do dalin brenda dekadës së ardhshme

Taksitë fluturuese mund të tingëllojnë si diçka e pamundur, të cilat na kujtojnë filmin fantastiko shkencor të viteve 90, “Elementi i Pestë” (The Fifth Element). Megjithatë ato do të bëhen realitet në 5-10 vitet e ardhshme nëse shefi ekzekutiv i Uber-it, Dara Khosrowshahi vazhdon rrugen e projekteve të tij.

Khosrowshahi tha se brenda dekadës së ardhshme do të mund të shihet shërbimi komercial i fluturimeve nga Uber Air dhe se ai pret që automjetet fluturuese të jenë një mënyrë e përballueshme e transportit masiv nga ana e publikut.

Kreu drejtues i Uber-it, i bëri komentet e tij në një forum investitorësh të martën në Tokio, Japoni. Kompania e sheh vendin e mbipopulluar si një treg potencialisht fitimprurës për taksitë fluturuese. Nëntorin e kaluar kompania e teknologjive te fundit njoftoi një partneritet me NASA-n, si pjesë e përpjekjeve të tyre për ti dërguar në qiell mjetet e tyre.

Dallas, Los Anxhelos dhe Dubai janë tre qytetet e përzgjedhur për të testuar makinat fluturuese, ndërsa NASA do të hartoje mënyrën se si makinat fluturuese do të bashkëveprojnë me mjetet e tjera, si avionët, helikopterët dhe dronët.

Edhe pse ka akoma shumë punë për të bërë, makinat fluturuese që dikur ishin pjese e tregimeve fantastiko shkencore tani mund të jenë në rrugën e duhur për t’u bërë një realitet./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne