Shefqet Krasniqi lirohet nga të gjitha akuzat

Ju njoftojme se hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi eshte liruar nga te gjitha akuzat.

Krasniqi akuzohej për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie te tatimeve.

Në aktakuzë pretendohej se shtytjen në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e ka kryer ndermjet viteve 2013 dhe 2014, ndërsa veprën penale të shmangies se tatimeve e ka kryer ne vitet 2011 deri në 2016.

Sipas aktakuzave te prokurorise Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun. Përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet e tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste.

Sipas aktakuzës, Krasniqi i lartcekur si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T. “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë të dhëna të pasakta, si dhe nuk i deklaruar të dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë të përgjithshme prej 20,208.57 euro.

Të gjitha këto pretendime të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës janë mohuar nga Krasniqi dhe sot  u deklarua i pafajshëm.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar dy dëshmitarë, janë konsideruar si të lexuara deklaratat e dy dëshmitareve tjera, ndërsa ndër të tjera janë administruar si prova edhe tri përgjigje të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe dy ligjërata të Krasniqit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne