Shefi i OIC, Papa Françesku nënvizon rëndësinë e dialogut ndërfetar

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) u takua të premten në Vatikan me Papa Françesku dhe e falënderoi për qëndrimin e tij mbi gjendjen e Muslimanëve Rohingya dhe çështjeve të emigracionit.

Në një deklaratë me shkrim, të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) thuhet se Yousef bin Ahmed el-Othaimeen dhe Papa Françesku “theksuan rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe ngritjen e zërit të mençurisë dhe tolerancës për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin”.

Deklarata thotë se Yousef bin Ahmed el-Othaimeen i tha Papa Françeskut “se terrorizmi nuk ka fe, dhe se Organizata e Bashkëpunimit Islamik ( OIC dënon të gjitha aktet terroriste që vijnë nga çdo fe.

“Al Othaimeen e i falënderoi Papën për qëndrimin e tij mbi çështjen e Al Kuds (Jerusalem) dhe të drejtat themelore të muslimanëve dhe të krishterëve në qytetin e shenjtë.

“Të dy palët ishin dakord për shkakun e Palestinës dhe Kuds, Jerusalemit.

“Al Othaimeen gjithashtu vlerësoi pozitën e Papës në shumë çështje të tilla si promovimi i të drejtave të njeriut dhe migracionit, duke shprehur falënderimet e tij për Papa Françeskun për qëndrimin e tij mbi muslimanët Rohingya dhe të drejtat e tyre.

“Papa nga ana e tij shprehu mbështetjen e tij për të drejtat themelore të nuslimanëve Rohingya, duke shtuar se vuajtja e tyre ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe ai falënderoi vendet fqinje, veçanërisht Bangladesh që u kujdesën për t’i pritur ata,” shton deklarata.

Rohingya, e përshkruar nga OKB-ja janë njerëzit më të përndjekur në botë, janë përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetra u vranë në dhunën komunale në 2012.

Që nga 25 gushti 2017, më shumë se 750,000 refugjatë, kryesisht fëmijë dhe gra, kanë ikur nga Myanmar dhe kanë kaluar në Bangladesh, pasi forcat e Myanmarit filluan një goditje ndaj komunitetit muslimanë pakicë , sipas Amnesty International.

Burimi : Anodolu News Agency/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne