Ndryshimet klimaterike mund të shkaktojnë migrimin e miliona njerëzve

Banka Botërore publikoi raportin “Rritja e papritur: Përgatitja në migrimin e brendshëm klimatik”, ku hulumtohen ndikimet e ndryshimeve klimatike në migrim.

Në raport tregohen ndikimet e ndryshimeve klimatike në migrimet e brendshme në rajonet e Afrikës nënsahariane, Azisë Jugore dhe të Amerikës Latine.

Sipas kësaj deri në vitin 2050, 143 milionë njerëz, 86 milionë prej tyre në Afrikën nënsahariabe, 40 milionë në Azinë Jugore dhe 17 milionë në Amerikën Latine, mund të detyrohen që të migrojnë në rajone më të përshtatshme, ku në bazë të ndryshimeve klimatike do të ketë mungesë të ujit dhe kulturave bujqësore dhe ku do të ketë një rritje të vazhdueshme të nivelit të detit.

Më tej në raport thuhet se ndikimet e ndryshimeve klimatike do të ndjehen më shumë në shtetet e varfra. Për parandalimin e migrimit të brendshëm, thuhet se esenciale është zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë si dhe ndërmarrja e hapave të nevojshëm për zhvillimin e rajoneve në fjalë.

Me masat që mund të ndërmerren, migrimi i brendshëm mund të zvogëlohet deri në 80 për qind.

Në raport përfshihen edhe opinionet e shefes ekzekutive (CEO) të Bankës Botërore, Kristalina Georgieva, e cila ka thënë se ndryshimet klimatike çdo ditë e më shumë po shndërrohen në kërcënim të rëndësishëm kundër shteteve dhe njerëzve.

Ajo ka thënë se ndryshimet klimatike i detyrojnë njerëzit që të emigrojnë në vende më të mira dhe më të qëndrueshme. “Numri i personave që migrojnë mund të zvogëlohet me masat që merren në mënyrë globale dhe kombëtare. Ne kemi pak kohë për t’u përgatitur për këtë realitet të ri, para se të thellohen ndikimet e saj”, tha Georgieva. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne