Erdogan: “Dega e Ullirit” shfaqi qëllimin e vërtetë të disa qarqeve ndaj Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se operacionet e suksesshme të Turqisë kundër terrorit përtej kufirit i tregojnë të gjithë botës ndjeshmërinë ndaj mbrojtjes së sigurisë së kufirit të vendit dhe vendosmërinë e Turqisë.

Erdoan publikoi një mesazh urimi për ceremoninë e betimit të Trajnimit Ushtarak Bazë të Oficerëve dhe Përfitimit të Kuptimit të Detyrës së Oficerit (SUTASAK), Organizuar nga Akademia Ushtarake në Ankara.

Erdoan në mesazhin e tij theksoi se lufta e Turqisë kundër terrorit ka hequr maskën e disa qarqeve dhe shtoi: “Çdo eksperiencë që kemi përjetuar në këtë periudhën e fundit, çdo sukses që kemi arritur, çdo maskë që u kemi hequr, ka nxjerr në shesh dimensionet e kurtheve që janë ngritur ndaj nesh. Madje edhe depot e armëve, tunelet dhe municionet, që dëshmuam në rajonin Afrin të Sirisë, shfaqin qartë se qëllimi i vërtetë ishte Turqia”. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne