Gjermani – Simpatizantë të YPG/PKK-së zaptojnë selinë rajonale të SPD-së në Frankfurt

Simpatizantë të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK zaptuan selinë rajonale të Partisë Socialdemokrate (SPD) në qytetin Frankfurt të Gjermanisë.

“Rreth 50 persona hynë në selinë e SPD-së në Fischerfeldstrasse”, shkruan e përditshmja gjermane “Frankfurter Rundschau”, e cila thekson se përkrahësit e YPG/PKK-së kanë varur në fasadën e objektit banderole me mbishkrimin “Liri Afrinit”, si dhe paçavure me simbole të organizatës terroriste.

Raportohet se policia gjermane ka bllokuar trafikun në rrugët përreth selisë rajonale të SPD-së në Frankfurt, por nuk ka ndërmarrë asnjë aksion kundër simpatizantëve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne