Shembet masivi i gurëve, plagoset minatori në Bulqizë!

Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës pas shembjes së një masivi gurësh. Minatori me iniciale B.S., me detyrë armator, ka qenë në frontin e punës kur ka rënë masivi i gurëve.

53-vjeçari fillimisht është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar për mjekim më të specializuar drejt Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (10 shkurt) në galeritë e Albchrome që tashmë menaxhohet nga turqit e grupit “Yildirim” prej disa vitesh.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që specialistët e AKSEM të bëjnë vlerësimin e rastit dhe kontrollin e kushteve të punës në galeritë e nëntokës ku ndodhi aksidenti./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne