Shembja e pallatit me eksploziv në Durrës, plagoset specialisti i batalionit të xhenios

Një specialist i batalionit të xhenios është lënduar pasditen e sotme nga shpërthimi dhe rrëzimi me eksploziv i një pallati 14-katësh në Durrës.

I plagosuri është transportuar në spital me urgjencë për të marrë mjekim. Specialisti i xhenios ka marrë lëndime të lehta si pasojë e shpërthimit.

Ministria e Mbrojtjes thekson se ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri tani, “pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios.

Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e ketij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios” thuhet në njoftim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne