Erdogan: Turqia aktive në terren derisa të arrihet stabiliteti në kufirin jugor

Turqia do të mbetet aktive në rajon dhe do të vazhdojë operacionet e saj derisa të sigurohet stabiliteti përgjatë kufirit të saj jugor, deklaroi presidenti i vendit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia do të asgjësojë të gjitha zonat e terrorit në Siri nëse të tjerët nuk mbajnë premtimin e tyre.

“Ndërsa pengonte përpjekjet për krijimin e një korridori terrori përgjatë kufijve tanë, Turqia gjithashtu u tregoi vëllezërve dhe motrave tona siriane se nuk janë vetëm”, tha presidenti turk gjatë një video-adresimi në inaugurimin e Digës Reyhanlı dhe objekteve të tjera në provincën jugore Hatay.

Që nga viti 2016, për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve, u ndërmorën operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Përmes operacioneve të sipërpërmendura janë çliruar rajone nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it, duke bërë të mundur që sirianët e zhvendosur të kthehen në shtëpi.

Presidenti Erdoğan theksoi se Ankaraja nuk do të pranojë kurrë asnjë veprim që mund të çojë në një tragjedi tjetër njerëzore në rajonin Idlib të Sirisë.

Ai tha se provinca Hatay ka vuajtur pasojat më të këqija të konfliktit sirian dhe ka mbajtur barrën më të madhe gjatë viteve.

Ai shtoi se Turqia, megjithëse është në qendër të krizave të shumta globale, është në një pozitë të fortë për shkak të unitetit dhe solidaritetit të kombit, si dhe infrastrukturës së saj solide në çdo fushë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne