Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë reagon ndaj deklaratave të presidentit francez

Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë ka reaguar ndaj deklaratave islamofobiste të presidentit të Francës dhe ka theksuar se Islami nuk ndodhet në asnjë krizë dhe nuk do të ndodhet as në të ardhmen.

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ditën e premte duke arsyetuar një projektligj kundër Islamit, pretendoi se Islami është një fe e cila sot po kalon nëpër një krizë në të gjithë botën.

Ali Muhjidin Al-Kara Daghi, kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë ditën e premte në faqen e tij në Twitter, ka shkruar: “Nëse ekziston ndonjë krizë në vendet islame, ajo krizë është rezultat i standardeve të dyanshme të disa politikanëve perëndimorë. Në disa vende arabe dhe islame qeverisin njerëzit të cilët shumica e tyre janë produkt i shteteve perëndimore dhe synojnë vetëm krijimin e krizave në vendet myslimane ndërsa shtetet perëndimore gjithnjë mbështesin ata njerëz. Aktualisht shtetet perëndimor ndodhen në një krizë morale, njerëzore dhe politike”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne