Shembja e urës në Genova, 35 të vdekur, mes tyre tre fëmijë

Bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet në Genova, pas rrëzimit të urës Morandi. Të paktën 35 persona janë konfirmuar të vdekur, duke përfshirë edhe tre fëmijë të moshës 8, 12 dhe 13 vjeç.

16 persona të gjetur të plagosur janë transportuar drejt spitaleve.

Për orë të tëra mbi 300 zjarrfikës, me 92 mjete dhe forca të tjera të Ndërhyjes së Shpejtë kanë punuar edhe gjatë natës.

Gjatë operacionit për nxjerrjen e trupave, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë raportojnë të kenë pikasur edhe një familje, me tre apo katër persona brenda në një makinë.

Sakaq kompania që menaxhon autostradat në Itali ka deklaruar se do të ketë angazhim maksimal gjatë orëve në vijim për të rindërtuar urën e shembur në një kohë sa më të shkurtër dhe sa më e sigurt të jetë e mundur. Ata shtojnë se nga të gjitha kontrollet ura nuk ka shfaqur asnjë shenjë që do të conte në këtë fatkeqësi.

Prokuroria e Genovës ka nisur hetimet kryesisht për “vrasje të shumfishtë dhe tragjedi të shkaktuar si pasojë e neglizhencës”. Të paktën kështu deklaroi kreu i Prokurorisë së Genovas, Francesco Cozzi. Ndërsa kryetari i Bashkisë shpalli dy ditë zie.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne