Shënohet një incident me Papa Françeskun gjatë vizitës në Marok

Pamje dramatike janë shfaqur në vendin Afrikano-Veriorë, ku gjatë pamjeve te drejtpërdrejta të televizionit public të Marokut, u shfaq një person i cili vrapoi drejt makinave që parakalonin. Mbreti Mohammed i Marokut ishte duke qëndruar në pjesën e sipërme të makinës, ndërsa Papa Françesku ishte me makinën e tij karakteristike.

Ata po parakalonin paralel me njëri-tjetrin. Makina e mbretit nuk ndaloi, dhe as mbreti nuk ndaloi se përshëndeturi të pranishmit. Ndërsa makina e papës e kaloi personin i cili në atë moment u ndalua nga personeli i sigurimit. Duhet vlerësuar se personi kishte kaluar rrethin e parë të sigurimit, ndërsa u ndalua nga truprojat personale të mbretit dhe papës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne