Shënohet rrije e ndjeshme e eksporteve turke drejt Ballkanit

Eksportet e kompanive turke në Ballkan janë rritur me 22.1 për qind në 5 muajt e parë të vitit, duke arritur në 3 miliardë e 962 milionë e 246 mijë dollarë, ndërsa eksportet më të mëdha në vendet e Ballkanit janë realizuar në Bullgari me 1.1 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave që Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli, AA ka përpiluar bazuar në të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve Turq, theksohet se në 5 muajt e parë të vitit në Ballkan janë kryer eksporte në vlerë 3 miliardë e 962 milionë e 246 mijë dollarë duke përfshirë kryesisht vendet Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Sllovaki, Serbi, Slloveni, Mali i Zi, Greqi dhe Rumani.

Teksa kjo shifër ka qenë në nivelin prej 3 miliardë e 245 milionë e 298 mijë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëhet e ditur se eksportet në pozitën gjeografike të Ballkanit kanë shënuar rritje me 22.1 për qind në vitin e fundit.

Për periudhën në fjalë eksportet më të mëdha në vendet e Ballkanit u realizuan në Bullgari me 1.1 miliardë dollarë, e cila ndiqet nga Greqia me 839.5 milionë dollarë, Sllovenia me 587.8 milionë dollarë dhe Serbia me 367.6 milionë dollarë.

Po ashtu në të njëjtën periudhë, eksportet e kryera vazhdojnë me 211.5 milionë dollarë në Sllovaki, 190.8 milionë dollarë në Kroaci, 179.2 milionë dollarë në Bosnjë-Hercegovinë, 164.3 milionë dollarë në Maqedoni, 159.1 milionë dollarë në Shqipëri, 123.2 milionë dollarë Kosovë dhe 27.6 milionë dollarë në Mal të Zi.

Në eksportet e kryera këtë vit në vendet e Ballkanit, në krahasim me periudhën 5 mujore të vitit 2017 janë shënuar rritje në të gjithë vendet, ku rritja më e madhe është shënuar me 47.7 për qind në Kroaci, ku shifrat për 5 muajt e vitit të kaluar kanë qenë 129.2 milionë dollarë, ndërsa këtë vit kanë arritur në 190.8 milionë dollarë.

Gjithashtu në mesin e vendeve të Ballkanit pas Kroacisë rritje më e madhe është shënuar edhe në Bosnje dhe Hercegovinë me 37.2 për qind e cila ndiqet nga vendet Serbi me 37 për qind, Sllovakia me 36.5 për qind, Greqia me 35.3 për qind, Shqipëria me 25 për qind ,Mal të Zi me 24.6 për qind, Sllovenia me 22.6 për qind, Kosova me 21.3 për qind, Maqedonia me 17.9 për qind dhe me 3.7 për qind në Bullgari. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne