Sherbeti, një recetë tradicionale osmane me shumë përfitime shëndetsore

Sherbeti është një përzierje lëngje frutash ose ekstrakte lulesh dhe erëzash të ndryshme të kombinuara me sheqerin dhe ujin formojnë kështu një shurup të ëmbël, që në stinën e verës mund të shoqërohet edhe me akull. Sherbeti, i shërbyer i ftohtë, përgatitet nga trëndafili, hibisku, limoni, pjeshka, shega, mentja dhe marina.

Me një shije freskuese, sherbeti përmban shumë përfitime shëndetsore. Sherbeti ndihmon në uljen e kolesterolit, balancimin e peshës, ndihmon në tretje, rregullon presionin e gjakut dhe parandalon problemet e tiroides. Ai zbut lëkurën dhe ka efekt në largimin e rrezatimit nga trupi. Sherbeti është një përzierje e shumë frutave dhe erëzave, gjë që e bëjnë një antioksidant të shkëlqyer.

Nga vaktet e osmanëve sherbeti dhe kompostot e frutave kanë qenë të pandashme, sidomos përgjatë iftarit në Ramazan. Në ditët e nxehta të verës, kjo pije u shërbehej miqve si freskuese dhe konsumohej nga gratë gjidhënëse për të rritur sasinë e qumshtit. Këto pije konsumoheshin çdo ditë, të shoqëruara me kafe. Në ditët e sotme, sherbeti në Turqi shërbehet me kupa kristali në raste ceremoniale. Shërbeti është pirë në vend të ujit dhe është përdorur në vend të barnave në kohën e Perandorisë Osmane.

Daily Sabah/ RadioKontakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne