Shërbimet detare, publikohen tarifat ja sa paguhet në 7 porte të vendit

Vetëm pak kohë më parë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës lidhi kontratën koncesionare me afat 5 vjeçar me një kompani që do të ofrojë shërbimin e saj në shtatë porte të vendit, e cila tashmë ka bërë transparente edhe tarifat që do të aplikojnë për shërbimet detare në portet mbi të cilat i është dhënë kjo e drejtë.

Kjo do të thotë që mjetet lundruese sipas tonazhit do të paguajnë edhe një tarifë që lidhet direkt me tonazhin e regjistuar bruto, që ka secila. Tarifat e publikuara variojnë nga 100-1300 euro, por edhe më shumë, në varësi të tonazhit të mjeteve.

Anijet e Shërbimit Detar është dhe kompania që fitoi të drejtën e  koncesionit, e themeluar në vitin 1992 dhe që ka në përbërje të saj 49 aksionerë dhe ndryshoi objektin e aktivitetit të saj në përputhje të detyrave të reja në qershor të këtij viti.

Kujtojmë që kompania fitoi të drejtën e koncesioni me një ofertë në vlerën 238 milionë lekë.

TARIFAT
Tarifat e shërbimit të rimorkimit që aplikohen në të gjitha portet e hapura të Republikës së Shqipërisë janë si më poshtë vijon:

Deri në 1000 GRT (tonazhi bruto i regjistuar)    100 Euro

1001 – 2000 GRT                                                200 Euro

2001 – 3000 GRT                                                350 Euro

3001 – 5000 GRT                                                500 Euro

5001 – 7000 GRT                                                600 Euro

7001 – 10000 GRT                                              760 Euro

10001 – 15000 GRT                                            950 Euro

15001 – 20000 GRT                                            1100 Euro

20001 – 25000 GRT                                            1300 Euro

Mbi 25000 GRT për çdo 5000 GRT 200 Euro shtese mbi vleren 1300 Euro

Rimorkimi është i detyrueshëm për të gjitha anijet që transportojnë lëndë të rrezikshme e lubrifikante, gjithashtu dhe për anijet e tjera të mallrave dhe udhëtarëve me kapacitet mbi 1000 GRT.

Për rimorkimin e anijeve Ro-ro dhe të udhëtarëve aplikohet zbritje 20% të tarifës bazë.Për rimorkimin e anijeve të ngarkuara me mallra të rrezikshme dhe karburante aplikohet shtese 20% të tarifës bazë.

Për rimorkimin e anijes pa ndihmën e makinerisë së saj aplikohet shtesë 50% të tarifës bazë.

Kur anija lëviz nga një kalatë në tjetrën paguhet 100% e tarifës.

Tarifa për vënien e rimorkiatorit në gatishmëri (asistencë) miratohet në masën 40% të tarifës bazë.

Tarifat e përcaktuara në këtë urdhër janë për kohen kur shërbimet kryhen nga ora 07:00 deri ne 17:00. Kur shërbimet kryhen nga ora 17:00 deri në orën 07:00, ditëve të diela dhe festave zyrtare, aplikohet një shtesë prej 50% mbi tarifën bazë.

Anijet që transportojnë lëndë të rrezikshme e karburante me gjatësi mbi 130 ml dhe anijet e mallrave me gjatësi mbi 140 ml e kanë të detyrueshëm shërbimin e dy Rimorkiatorëve gjatë hyrjeve dhe daljeve në porte pavarësisht nëse disponojnë paisje ndihmëse (bow thruster).

Shërbimi i rimorkimit llogaritet sipas kohës së punës së kryer në bazë të tarifave të miratuara “Për një orë punë ose pjesë të orës”. Koha e punës llogaritet nga çasti i lëvizjes së rimorkiatorit nga baza e nisjes dhe mbaron në momentin e kthimit të tij në bazë./monitor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne