Sherri me thika mes dy familjeve në Berat, arrestohet 52 vjeçari, procedohen tre të tjerë

Policia e Beratit ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë, pas një konflikti mes dy familjesh të ndodhur një ditë më parë ku u plagosën disa persona.

Sipas uniformave blu është vënë në pranga shtetasi K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u  proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç,  E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në në lagjen “Barrikada”,  në Berat, ku pjestarë të dy  familjeve Dhana dhe Alibeaj, për motive të dobëta po  konfliktoheshin fizikisht  me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflit të cilët  u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy familjeve

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat me marrjen e njoftimit  se në lagjen “Barrikada” po ndodhte një konfikt shkuan menjëherë në adresën e dhënë ku rezultoi se:

Disa persona, pjestarë të dy  familjeve, për motive të dobëta po  konfliktoheshin fizikisht  me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflikt të cilët  u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore   u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u  proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç,  E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat  penale  për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” për 3 shtetasit e tjerë./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne