Brukseli dhe Londra përplasen për fondin e emergjencës për koronavirusin

Londra dhe Brukseli u përplasen sërish për pagesën prej 300 milionë € që duhet të bëj Mbretëria e Bashkuar në fondin e BE-së të krijuar për emergjencën e koronavirusit.

Zyrtarët britanikë kanë vënë në dyshim shumën që duhet të pagaujë Britanina në fodnin prej 3 miliardë eurosh, i ngritur për të ndihmuar vendet anëtare në përballjen me krizën e covid-19.

Ata thanë se, sipas kushteve të marrëveshjes së largimit nga BE, Britania nuk duhet të paguajë për ndryshimet madhore që bëhen në buxhetin e BE-së pas hyrjes në fuqi të Brexit.

Sipas kushteve të periudhës së tranzicionit, Britania – ndërsa nuk ka ndonjë fjalë në vendimmarrjen e BE – por duhet të vazhdojë të paguajë në buxhet për vitin 2020, dhe gjithashtu do të ruajë përfitimet e anëtarësimit në BE.

Sidoqoftë, zyrtarët britanikë argumentojnë se rreth dy të tretat e asaj që BE-ja po kërkon nga Britania për COVID-19, ëshët jashtë termave të marrëveshjes.

Kjo mosmarrëveshje shton një çarje tjetër në marrëdhëniet Britani-BE, duke ditur se raundi i katërt i bisedimeve mbi marrëdhëniet pas Brexit përfundon të premten, dhe deri më tani asnjë diskutim nuk ka përfunduar në dakordësi./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne