Shfrytëzoi të miturën për prostitucion për dy vite, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Një 42-vjeçar një Tiranë ka rënë në prangat e policisë, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni me të mitur.

Pas denoncimit të kryer në polici, në pranga ra D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se për dy vite me radhë kishte shfrytëzuar një të mitur për prostitucion.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./topchannel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne