Shfrytezonin emigrantet. Arrestohet nje person.

Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për transport të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta në aksin nacional “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, Tepelenë.

Në kërkim është shpallur 25-vjeçari G.M nga Kruja i cili po transportonte me automjetin e tij tetë emigrantë nga vendet e treta drejt Tiranës kundrejt shumës 500 euro/person. Sapo ka vënë re se po ndiqej nga policia ai ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet. Po vijon puna për kapjen e tij.

Ndërsa personi i arrestuar është një 17-vjeçar I. B nga Durrësi i cili u kap nga policia në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po  transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, tetë emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Materialet për të dyja rastet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Eshte per te ardhur keq kur shikojme raste te tilla shfrytezimi kundrejt atyre qe jane ne kerkim te nje jete me te mire dhe kan hequr shume per te arritur ne Shqiperi. Nuk duhet te harrojme faktin qe neve vete dikur kemi qene ne situaten e ketyre refugjateve qe u bie te kalojne neper shqiperi.
Cmimi 500 euro per person eshte cmim i cili nuk mund te perballohet nga cdo emigrant qe i bie te jete tranzit ne Shqiperi./TPZ/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne