Shqiperia

Shifra alarmante, 143 raste me koronavirus, mbushen spitalet

Vijon me shifra të larta numri i të prekurve nga koronavirusi në vend, ndërkohë që raportohet për gjashtë ndërrime jete.

ISHP raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 143 raste të reja në të gjithë vendin, ku numrin më të madh e ka shënuar Tirana me 43 raste.

Ndërkohë, raportohet se gjatë ditës 24 orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 51 persona, kurse numri i të shtruarve në spitalet Covid është 119

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

STATISTIKA
Testime totale 49801
Raste pozitive 7260
Raste të shëruara 3746
Raste Aktive 3289
Humbje jete 225 (Qarku Tiranë 111, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1771
Durrës 433
Shkodër 285
Fier 140
Lezhë 125
Vlorë 118
Korçë 118
Kukës 94
Elbasan 89
Berat 50
Gjirokastër 34
Dibër 32/tpz

OPINIONE

INTERVISTA