Shifrat/ Mbi 770 mijë kontribuues në skemën e Sigurimeve Shoqërore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale u shpreh se zbatimi i reformës së pagave, dha efekte të ndjeshme edhe në numrin e kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore Sipas tij, për periudhën janar-korrik 2024 numri i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore rezultoi në total 772 636.

Gjatë periudhës janar-korrik 2024 janë trajtuar me pagesa përfitimi 829 999 pensionistë të të gjitha kategorive që trajtohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me një rritje prej 2.4 %.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne