Shihni ndryshimin/ Vlahutin lëvizte me truproja të armatosura, Cutillo shëtit me qenin bojëkaf (FOTO)

Vetëm pak muaj para se të largohej nga Tirana, ish-ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vllahutin, është fotografuar në një fundjavë shqiptare në Qafë Shtamë, e rrethuar nga bodigardë të superarmatosur. Shqiptarja sjell fotot ekskluzive sesi mbrohej në vendin tonë Vlahutin, masa të krahasueshme me një vend në luftë ku jeta e diplomatëve të huaj është në rrezik.

Pamjet e Vllahutin lanë përshtypje te turistët dhe banorët e Qafë Shtamës pikërisht për ekzagjerimin e masave të sigurisë. Siç duket në foto, ajo ka qenë e shoqëruar nga dy truproja të armatosur rëndë, teksa bën disa metra në këmbë në majën e Qafë Shtamës, një vend i cili shërben edhe si destinacion turistik.

Ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në Qafë Shtamë me truprojat e armatosur

Ndërkohë sot, pak muaj më vonë, në rrugët e Tiranës, një tjetër ambasador i një vendi të BE, Alberto Cutillo, fotografohet nga gazetarët e “Shqiptarja.com” me një eskortë krejt ndryshe. Ambasadori italian shihet të shëtisë rrugëve të Tiranës me qenushin e tij bojë kafe.

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo duke shëtitur rrugëve të Tiranës me qenin

Pranë ambasadorit italian nuk duket asnjë nga nga truprojat e tij, teksa shëtit i pashqetësuar në Unazë përgjatë lumit të Lanës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne