Shiste drogë dhe armë luftarake, arrestohet i riu në Tiranë

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pas denoncimeve të qytetarëve se ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shitjes e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.

Qytetarët kishin denoncuar se një shtetas, në rrugën “Irfan Tomini”, shiste drogë, armë luftarake dhe sportive dhe më pas ka nisur puna për arrestimin e tij.

Policia njofton se i arrestuari është shtetasi G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe gjate kontrollit në banesë u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (Përforcues grushti), një shkop shufër metalike me tri hapje, një shkop gome me hapje si ata të Policisë, një armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë:

Denoncimi nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 vënë në pranga 27-vjeçarin.

27-vjeçari ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shitjes e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.

Sekuestrohet municion luftarak, armë gjahu, dorezë grushti, shkop gome dhe shkop metalik si ata që përdor Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimit të ardhur në Komisariatin Dixhital se një shtetas, në rrugën “Irfan Tomini”, shiste drogë, armë luftarake dhe sportive, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (Përforcues grushti), një shkop shufër metalike me tri hapje, një shkop gome me hapje si ata të Policisë, një armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”,”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne