Shitet për 51.7 milionë dollarë Ferrari GTO 1962, bëhet makina e dytë më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand

Një Ferrari ngjyrë e purpur ishte ylli i ankandit të djeshëm të Sotheby’s në Nju Jork, ku ndër të tjera dolën në çankand pikturat e Monet, Picasso dhe Chagall. Ferrari, i cili është një model sportiv GTO në gjendje të përsosur, u shit për 51.7 milionë dollarë (48.3 milionë euro), duke arritur dy gjëra, së pari, u bë automjeti më i shtrenjtë i Ferrarit dhe i dyti më i shtrenjtë në histori i shitur në ankand. Më i shtrenjti është një Mercedes-Benz vlera e të cilit arriti në 135 milionë euro vitin e kaluar.

Sotheby ‘s mblodhi më shumë se 400 milionë javën e kaluar me koleksionin Emily Fisher Landau, koleksioni më fitimprurës i mbledhur nga një koleksioniste femër, e cili paraqiste Picasso-n e dytë më të shtrenjtë, Femme a la montre, e cila arriti në 139 milionë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne