Në muajin dhjetor do të rihapet gara për dhënie me koncesion të ndërtimit të rrugës Milot-Balldren-Kufiri i Malit të Zi. Lajmi është dhënë nga Ministria e Infrastrukturës në Komisionin e Ekonomisë, kur bëri të ditur se kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, ndryshe nga sa ishte plani i parë i koncesionit. “Në muajin dhjetor lançohet gara për koncesionin bazuar në instrumentin e pagesës nga qytetarët, që pjesa Milot-Balldren dhe Balldren-kufiri i Malit të Zi, do jenë pjesë e koncesionit të korridorit blu.
Kjo është gara e dytë që do të hapet për këtë koncesion, u fitua nga kompania ANK por u anulua e cila bëri propozimin e pakërkuar”, tha ministrja e Infrastrukturës.
Gara për këtë projekt u hap në vitin 2018 pas një oferte të pakërkuar që bëri aso kohe kompania ANK e cila u shpall edhe fituese e këtij segmenti që ka gjatësi rreth 18 kilometra, ku vlera e tenderit ishte 161.5 milionë euro dhe kontrata PPP do të zgjasete 13 vite.
Por teksa pritej të nisnin punimet Ministria e Infrastrukturës njoftoi se koncesioni ishte anuluar, dhe për Report TV, sqaroi se kompania kishte pamundësi për të plotësuar kushtet kontraktuale dhe si e tillë ministria nuk mund të konsiderojë vazhdimin e këtij koncesioni./shqiptarja