Shqiperia

Shitja e “Telekom Albania”/ Sindikatat paralajmërojnë protesta, nëse shkurtohen vendet e punës me pretekstin e modernizimit të teknologjisë. Të bëhen publike negociatat dhe plan-biznesi i pronarëve bullgarë

Sindikata e Poste-Telekomit: Në protesta, nëse nuk  bëhen publike negociatat

Sindikata e Punonjësve të Poste-Telekomit Shqiptar ka reaguar pas zyrtarizimit të marrëveshjes për shitjen e “Telecom Albania” tek kompania bullgare “Albania Telecom Invest AD”. Në deklaratën e saj për mediat, sindikata ka kërkuar transparencë për sa i përket marrëveshjes mes dy kompanive dhe ka shprehur shqetësimin për fatet e punonjësve aktualë të Telekomit në Shqipëri. Sipas sindikatës së punonjësve, aktualisht kompania “Telekom Albania”, punëson 27 % të punonjësve në sektorin e komunikimeve celulare në Shqipëri, ndaj i bën thirrje institucioneve si Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe AKEP-it që kompania e re bullgare të sigurojë se plani i tyre i biznesit do tëruajë vendet e punës për punonjësit dhe nuk do të ketë shkurtime drastike.

Ja deklarata e plotë nga Sindikata e Punonjesve të Poste-Telekomit :

Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptaru informua për shitjen nga kompania greke OTE, pjesë e grupit Deutsche Telekom, të aksioneve në kompaninë Telekom Albania tek kompania bullgare “Albania Telecom Invest AD”. Duke patur deri tani kontrollin e aksioneve, kompania OTE e ka menaxhuar kompaninë shqiptare Telekom Albania, e cila punëson 27 përqind të punonjësve në sektorin e komunikimeve celulare në Shqipëri.

Duke parë një sektor të komunikimeve celulare në Shqipëri, si kudo përreth nesh dhe në botë, në ndryshim radikal dhe të vazhdueshëm, veprimtarët e të cilit ndodhen përpara ndryshimeve vendimtare dhe nën presion të lartë, si dhe, sipas komunikimit zyrtar të kompanisë OTE, kohën brenda gjysmës së parë të vitit 2019 që shitja e Telekom Albania të përfundojë, pas lejes dhe miratimit nga autoritetet kompetente shqiptare, Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekom Shqipëri u kërkon autoriteteve si më poshtë:

  1. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në veçanti Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP), i ciliështë organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike, që të bëjnë publike negociatat dhe të sigurojnë se plani i biznesit i kompanisë bullgare “Albania Telecom Invest AD” do të ruajë vendet e punës aktuale në kompaninë Telekom Albania dhe nuk do të aplikojë shkurtime drastike të vendeve të punës, me justifikim futjen e teknologjive të reja;
  2. Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të Kuvendit të Shqipërisë që të mbikëqyrë me kujdes dhe rreptësisht këto negociata, për të mos lejuar cenimin e interesit publik, në radhë të parë të së ardhmes së vendeve të punës në kompaninë Telekom Albania, si dhe të kërkojë pranimin nga kompania investuese “Albania Telecom Invest AD” realizimin e kontratës kolektive të punës me punonjësit e Telekom Albania, si një garanci më shumë për sigurimin e vendeve të punës.

Sindikata e Punonjësve të Poste-Telekom Shqiptar do të ndjekë këtë proces nga afër dhe do të kundërveprojë, në rast të konstatimit të shkeljeve ndaj legjislacionit ekzistues shqiptar për të drejtat e punëmarrësve.

OTE konfirmon shitjen e ‘Telekom Albania’ për 50 milionë euro

Pas disa muajsh negociatash është finalizuar transaksioni për shitjen e Telekom Albania, operatorit të dytë të telefonisë celulare në vend. Grupi grek OTE- i cili është në pronësi të rrjetit gjerman të telekomunikacionit, Deutsche Telecom – dhe zotëron 99.79% të aksioneve të Telekom Albania- njoftoi zyrtarisht se ka shitur koutat e saj tek kompania bullgareAlbania Telecom Invest AD për një shumë totale prej 50 milionë eurosh. Kompania bullgare kontrollohet nga Spas Roussev, aksioner kryesor i operatorit të telefonisë bullgare Vivacom, dhe nga Elvin Guri, një investitor bullgaro shqiptar. Transaksioni i nënshtrohet procedurave normale të përfundimit, duke përfshirë miratimin nga autoritetet kompetente dhe financimin, dhe pritet të përfundojë në gjysmën e parë 2019

OPINIONE