Nga “Parti-Shtet” në “Parti në Pushtet”, skandali i rëndë që pohoi sot Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi sot gjatë një konference shtypi për mediat se : “Sistemi që lamë pas ishte sistemi i partisë-shtet. Sistemi që jemi është sistemi i partisë në pushtet”.

Gafa e rëndë e kryetarit të Kuvendit, ish-ministrit të fundit të Brendshëm në diktaturën komuniste, dëshmon qartë dhe mentalitetin autokratik të kësaj mazhorance, që në vend të propogandojë shtetin e së drejtës dhe domosdoshmërisë së sundimit të ligjit, i mëshon sloganit “Parti-Në pushtet”, që në fakt reflekton dhe tendencën e rrezikshme të kësaj mazhorance në raport me shkeljen e Kushtetutës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne