Rama-studentëve: S’mund të jemi peng. Për budalla s’më bën njeri

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët ka deklaruar se qeveria s’mund të merret peng nga ata. Rama tha se është për protestë por jo për bojkot të mësimit dhe ka kërkuar që procesi i dialogut të vazhdojë.

“Duhet të flasim se sa Universitetet gjenerojnë të ardhura. Në botë universitetet gjenerojnë të ardhura. Këtu vetëm nga prindërit dhe buxheti i shtetit.

Ne nuk mund të jemi peng as qeveria, e as studentët. Peng qeverinë s’mund të merrni dot duke bërë presione, duke u fshehur, duke mos bërë mësim. Ne duam që ky proces të ndodhë. Parimisht duam që të ndodhë? Duam. Bukur bëni propozimet. Qeveria s’ka punë të bëjë vetting akademik.

Unë për veten time këtë protestë nuk e lë sikur të ngelem vetëm. Jam i gatshëm t’i mbaj të gjitha përgjegjësitë, edhe për borën që bie por për budalla mua njeri dot nuk më bën”, tha Rama.

Pas fjalës së një studenteje nga Shkodra, e cila tha se studentët duhet t’i kenë të plotësuara nevojat e tyre pa qenë nevoja të protestojnë, shefi i qeverisë tha se kjo është demokracia.

“Zemra ime kur në moshën tënde studentët kanë dalë për të përmbysur qeverinë bënë një zgjedhje të qartë, të mos kemi asgjë të sigurt por të luftojmë të gjithë bashkë që e ardhmja të jetë e sigurt. Kemi zgjedhur të jetojmë në demokraci, kemi zgjedhur një sistem zgjedhje të lirë të personit”, tha Rama.

Edhe ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se vjen nga protestat dhe se takimi i sotëm nuk ishte për të bërë thirrje për t’i dhënë fund protestës por bojkotit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne