Ministria e Jashtme ruse njoftoi se janë zbuluar të dhëna të reja të cilat tregojnë lidhjen në mes të SHBA-së dhe ISIS-it

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se janë zbuluar të dhëna të reja të cilat tregojnë lidhjen në mes të SHBA-së dhe ISIS-it.

Ministria e Jashtme e Rusisë e cila shumë herë ka ndarë me publikun të dhëna të cilat tregojnë lidhjet në mes të SHBA-së dhe ISIS-it në Siri, këtë herë ka vënë në dukje se janë zbuluar të dhëna të reja të cilat tregojnë lidhjet e SHBA-së me ISIS-in.

Sipas deklaratës me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Forcat Speciale të SHBA-së mund të kenë konfiskuar një burg në të cilin ndodheshin militantët e ISIS-it, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e informatave rreth kujdestarëve të terroristëve.

Ministria e Jashtme e Rusisë u shpreh se: “Talibanët kohët e fundit thanë në një deklaratë se Forcat Speciale të SHBA-së organizuan një operacion për të kapur një prej burgjeve talebanë, ku kishte militantë të ISIS-it në Afganistan. Të gjithë militantët e kapur në gusht 2018 u dërguan në një vend të panjohur nga ushtarët amerikanë”, si dhe shtoi se në mesin e këtyre militantëve mund të jenë edhe qytetarë të Rusisë dhe vendeve të Azisë Qendrore.

Ministria theksoi se për shkak të këtij interesi të treguar ndaj militantëve të ISIS-it, ka shkaktuar dyshime në lidhje me atë se a ka zhvilluar SHBA-ja operacion për të parandaluar përhapjen e informatave në lidhje me kujdestarët e terroristëve.

Ministria tha se SHBA-ja dëshiron të akuzojë Rusinë se ka ndihmuar për dërgimin e militantëve nga Siria dhe Iraku në Afganistan, si dhe vuri në dukje se në lidhje me këtë, inteligjenca amerikane po përgatit një fushatë informuese në Afganistan dhe disa vende perëndimore.

Ministria i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund intrigave në lidhje me Afganistanin dhe për të kontribuar në zgjidhjen paqësore të vendit.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne