Al Ahbar: SHBA kërcënon Libanin me embargo

Një gazetë libaneze njoftoi se Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Libanin në rast se e fton Sirinë për të marrë pjesë në samitin arab në Bejrut apo e mbështet regjimin sirian.

Gazeta Al Ahbar raportoi se zyrtarët amerikan janë kundër samitit të ekonomisë arabe në Bejrut dhe se ata kanë kërcënuar me sanksione në rast të përfshirjes në rindërtimin e Sirisë apo mbështetjes së regjimit sirian.

Në këtë lajm po ashtu u tha se ky informacion gjendet në mesazhin e fshehtë të Ambasadës Libaneze në Uashington dhënë Bejrutit.

Sipas këtij mesazhi sekret, delegacioni diplomatik libanez në Shtetet e Bashkuara i bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të shprehin pikëpamjet e tyre në lidhje me ftesën e bërë Sirisë për t’u bashkuar me samitin arab në Bejrut.

Zyrtarët amerikanë po ashtu u thanë palëve libaneze se Siria nuk duhet të ftohet të marrë pjesë në samit dhe se çdo veprim i Libanit për të ndihmuar financiarisht Sirinë apo për të marrë pjesë në procesin e rindërtimit të saj, do të sjell sanksione në Bejrut.

Samiti i ekonomisë arabe është planifikuar të zhvillohet në Bejrut të dielën e ardhshme.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne