Rajoni Shqiperia

Në Shqipëri fillojnë aplikimet për “Bursat e Turqisë 2019”

Në Shqipëri, kanë filluar aplikimet për “Bursat e Turqisë 2019” të cilat ofrojnë për studentët e huaj mundësinë e arsimimit universitar, që organizohen nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Sipas informacioneve të marra nga YTB bëhet e ditur fillimi i aplikimeve për programin e Bursave të Turqisë për studentët e huaj që dëshirojnë të arsimohen në universitetet e përzgjedhura të Turqisë.

Turqia bashkë me njohuritë dhe përvojën e saj krahas mundësive që ofron për një arsimim në nivel ndërkombëtar ajo siguron edhe bursa për studentët ndërkombëtar që vijnë nga vende të ndryshme të botës për të studiuar në universitetet më prestigjioze të Turqisë.

Bursat e Turqisë njihen si një program bursash konkurrues, që financohen nga shteti, jepen për nxënësit e përzgjedhur në mënyrë që të vazhdohet programi arsimor i plotë ose i pjesshëm në universitetet kryesore të Turqisë.

Po ashtu Bursat e Turqisë, synojnë formimin e një rrjeti ku të jenë të përfshirë liderët e të ardhmes që premtojnë forcimin e bashkëpunimit mes vendeve dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet komuniteteve.

Aplikimet për “Bursat e Turqisë 2019” do të jenë të hapura gjatë periudhës 15 janar-20 shkurt për të gjithë studentët që vijnë nga të gjitha vendet. Aplikimet që bëhen në dorë ose nëpërmjet postës nuk do të pranohen dhe gjithashtu për aplikimet nuk do të kërkohet asnjë pagesë. Në këtë program mund të aplikojnë kandidatët që dëshirojnë të marrin arsim në nivelin universitar, master dhe doktoraturë.

Në Bursat e Turqisë që jepen për ata që kryejnë studime në nivel universitar, master, doktoraturë dhe kërkime shkencore përfshihen nevojat e studentëve për strehim, ushqim si dhe shpenzime ditore. Po ashtu ata që janë përfitues të kësaj burse i paguhen edhe sigurimet shëndetësore përgjatë qëndrimit të tyre në Turqi.

Po ashtu studentëve u paguhet nga YTB edhe bileta e parë e shkruarjes në Turqi si dhe bileta e kthimit për në vendin e tyre pas diplomimit.

Studentët mund të ndjekin aplikimet e tyre nëpërmjet faqes së përditësuar të internetit “www.turkiyeburslari.gov.tr”.

OPINIONE