Shkaktari i të gjitha krimeve në Britani është Islami radikal, sipas citimeve të Trump në Twitter

Donald Trump duket se është i shqetësuar për krimin, por jo në SHBA. Jo vetëm që presidenti e shikon rritjen e raportuar të krimeve në Mbretërinë e Bashkuar si një kërcënim për qytetarët amerikanë, por ai gjithashtu mendon se çdo sulm seksual, vjedhje dhe vrasje në Britani eshte si rezultat i Islamit radikal.

Duke mos treguar asnjë njohuri për ligjin e Mbretërisë së Bashkuar dhe duke mos pasur dijeni mbi raportin e zyrës të statistikave Kombëtare (ONS) mbi statistikat e krimit në Mbretërinë e Bashkuar, Trump me sa duket e ka kuptuar se çfarë qëndron pas rritjes së këtij viti të krimit me 13 përqind.

Terrorizmi.

Qartësisht i dështuar për të mësuar nga gabimet e tij me Suedinë, një vend që ai tha qe ka vuajtuar nga sulmet terroriste gjë për të cilën nuk kishte dijeni as qeveria e tij, Trump tani po ofron mendimin e tij të pakërkuar nga askush për Mbretërinë e Bashkuar.

Në një deklaratë gjithëpërfshirëse dhe më të rregullt se krehja e flokeve te tij ikonë, Trump u përpoq të lidhë rritjen e të gjitha llojeve të krimit me përhapjen e Islamit radikal. Britanikët ndërkohë u zemëruan.

Nje citim i çuditshëm në Twitter nga Trump në mëngjesin e së premtes thoshte: “Sipas raportit të sapo dalë:” Krimi në Mbretërinë e Bashkuar rritet me 13% këtë vit në mes të përhapjes së terrorit radikal islamik “.

“Nuk është mirë, duhet ta mbajmë Amerikën të sigurt!”

Trump ishte duke cituar shifra nga raporti i ONS i lëshuar të mërkurën. Të dhënat e reja zbuluan se numri i krimeve në një vit i kaloi pesë milionë për herë të parë në një dekadë. Ndër rritjet më të habitshme ishte rritja e krimeve me thikë, të cila ishin rritur me 26 për qind nga viti në vit.

Plaçkitjet, sulmet seksuale, provokimet dhe ngacmimet megjithëse ishin shumë lart por asnjë nga ato nuk ishin të lidhura me terrorizmin sipas ONS. Nga qindra vrasje të regjistruara, vetëm rreth pesë për qind ishin të lidhura me terrorizmin.

Raporti thotë: “Nga 664 vrasje të regjistruara në vit deri në qershor 2017, 35 prej tyre lidhen me sulmet terroriste të Londrës dhe Mançesterit”.

Nje nga lideret e Partisë së Gjelbër, Caroline Lucas, i bëri thirrje kryeministres të Mbretërisë së Bashkuar Theresa May që të dënojë publikisht “analizen tronditëse të presidentit”.

Analiza e Trump për krimin në Britaninë e Madhe vjen vetëm disa javë pasi një shtetas amerikan, Stephen Paddock, vrau 58 vetë dhe plagosi qindra të tjerë në një festival muzikor në Las Vegas me ndihmën armëve të blera ligjërisht.

Një raport i FBI tregon se në vitin 2016 norma e vrasjeve në SHBA është rritur me gati 8 përqind.

Kjo nuk është hera e parë që Trump ka menduar për terroristët e Britanisë. Presidenti njëherë tha se kishte zona në Angli ku policia frikesohej shumë mbi jetën e saj për shkak të përhapjes së islamistëve radikalë.

Trump sulmoi gjithashtu kryebashkiakun e Londrës, Sadik Khan, kur tha se londinezët duhet “të mos alarmohen” nga rritja e numrit të policëve në rrugë pas sulmit terrorist në urën e Londrës në qershor të këtij viti.

Kur Khan ritheksoi se i kishte kërkuar publikut të mos alarmohen nga policia e armatosur, Trump e akuzoi atë se bëri një “justifikim patetik.”

Presidenti ka tërhequr zemërimin e shumë komentatorëve britanikë.
Fraser Nelson, redaktor i revistës konservatore Spectator, tha se përdorimi i fjalës “në mes” është me rrezik kur e përdor për të lidhur gjërat të cilat nuk kanë lidhje të arsyeshme.

“Në mes’ është një fjalë tepër e dashur nga faqet e lajmeve të rreme në internet që duan të ndërthurin lidhjet reciproke me shkaqet. Po ashtu krimi në Britani është shtuar “në mes” të perhapjes spinave rrotulluese,” tha ai.

Disa të tjerë thanë për Trump se shifrat e krimit ne amerike u rritën ndjeshëm ‘në mes’ të fushatën së tij për ta “bërë Amerikën të sigurt.”

Tramp më parë i kishte permenduar sulmet terroriste në Britani si një arsye për të kryer kontrolle më të ashpra kundër emigracionit në SHBA dhe për të ndaluar përhapjen e terrorizmit atje.

“Ndërsa përmirësimet e bëra nga forcat e policisë në regjistrimin e krimit janë ende një faktor në rritje, ne gjykojmë se ka pasur rritje të vërtetë të krimit – Veçanërisht disa raste lidhen me personat me të meta mendore dhe raste te tjera te lidhura me kategori më të dëmshme”, tha specialisti i krimit i ONS, statsJohn Flatley./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne