Shkarkohen 15 ushtarakë për grabitjen në Pashaliman, kërkohet dhe shkarkimi i komandantit të Forcave Detare

Pas përfundimit të hetimit adminsitrativ lidhur me vjedhjen në bazën ushtarake Pashaliman në Vlorë disa ditë më parë, ministria e Mbrojtjes shkarkoi 15 ushtarakë.

Ndërkohë që i është propozuar presidentit Ilir Meta shkarkimi i Gjeneral Major Ylber Dogjani me detyrë komandant i Forcave Detare.

Shkarkimi i Dogjanit është kompetencë e presidentit Ilir Meta.

Grabitja e arsenalit te armeve-  Grabitja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 10 janarit 2019.

Bëhet fjalë për automatikë, mijëra fishekë blind shpues-djegës si dhe fishekë të tjerë luftarakë.

“2 armë luftarake automatike ‘model 56” me bajonetë shtizë, fishek luftarak7.62mm që përdoren për armë luftare pistoletë 700 copë, fishekë luftarakë që përdoren nga armë luftarake automatike blind-shpues-djegës 3691 copë. Granata dore luftarake 40 copë, ndezësa për granata dore luftarake 40 copë, krehër hark automatik luftarak 1 copë. Pushk “m4” karabine luftarake “model 14.5” 1 copë por edhe fishek luftarak “model 5.56 mm *45mm me majë të rrumbullakët, normal 1000 copë, krehëra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56mm , 4 copë” zbulon Ora News.

Vjedhja është konstatuar disa orë më vonë, ku policia ushtarake gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe një dritare të dëmtuar në depon e armëve e cila besohet se është përdorur për të nxjerrë jashtë materialet e vjedhura.  Për këtë ngjarje të arrestuar janë një infermier, një student dhe dy oficer roje. /oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne