Shkarkohet përfundimisht ish-gjyqtarja Arjana Fullani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përjashton me vendim të formës së prerë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani.

Kjo e fundit ishte përjashtuar më herët nga Shkalla e Parë e vetingut, KPK, ku dhe iu ndërpre dhe hetimi për pasurinë dhe integritetin, për shkak të dorëheqjes që kishte dhënë më herët.

Fullani e ankimoi vendimin duke kërkuar prishjen e tij për përjashtimin nga sistemi, duke e konsideruar atë të padrejtë dhe se e pengonte atë të ushtronte funksionin avokate në organizata ndërkombëtare.

KPA pas shqyrtimit të ankimit, vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Fullanit dhe të përjashtojë ish gjyqtaren e Larte për 15 vite.

Tashmë Fullani nuk ka mundësi që të apelojë më tej vendimin, pasi KPA është dhe organi më i lartë vendimmarrës sa i takon rasteve të Vetingut në sistemin e drejtësisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne