Tre edukatore me koronavirus, mbyllet kopshti në Vlorë

Kopshti nr. 9 i qytetit të Vlorës është institucion i tretë i arsimit parashkollor që mbyllet në qytetin e Vlorës.

Shkak është bërë konfirmimi i tre edukatoreve të prekura me Covid 19, ndërsa dy të tjerë mbeten në pritje të përgjigjeve të tamponit.

Stafi prej 28 personash i këtij kopsht do të karantinohet, ndërsa institucioni do të qëndroj i mbyllur sipas Institutit të Shëndetësisë deri në datën 25 Nëntor.

Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitivë prindërit nuk i kanë dërguar fëmijët në kopsht.

Jashtë kamerave ekspert të ISSH sqarojnë se mungon kujdesi brenda institucioneve dhe se stafet pedagogjike nuk respektojnë protokollet e distancimit social./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne