Shkatërrim dhe viktima pas përmbytjeve në Bosnje, vdesin 16 persona, zhduken shumë të tjerë

Të paktën 16 njerëz vdiqën nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë të premten dhe shumë të tjerë u zhdukën pasi shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpi, rrugë dhe ura në të gjithë qendrën e vendit, thanë zyrtarët.

foto galeri

Komuna e Jabllanicës, rreth 70 km në jugperëndim të kryeqytetit Sarajevë, ku u raportuan vdekjet, u bllokua plotësisht pasi u shkatërruan lidhjet rrugore dhe hekurudhore.16 njerëz u vranë, shumica e tyre në zonën e Jabllanicës, tha për Reuters zëdhënësi i ministrisë së brendshme kantonale Ljudevit Mariç. “Kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë”, tha ai.

Presidenca ndëretnike e Bosnjës – një trepalësh boshnjak, serb dhe kroat – tha se kërkoi ndihmë ushtarake për zonën më të gjerë të Jabllanicës dhe u vendosën inxhinierë, njësi shpëtimi dhe një helikopter, duke përfshirë disa për të shpëtuar 17 persona nga një spital mendor.

Disa shtëpi ishin rrënuar nga rrëshqitjet e dheut, në atë që dukej të ishte përmbytjet më të rënda në Bosnje që nga të paktën 2014, kur më shumë se 20 persona vdiqën nga përmbytjet. “Ka shumë njerëz të raportuar të zhdukur,” tha Darko Jukan, një zëdhënës i qeverisë rajonale. “Në disa raste mund të shihen vetëm pjesë të çatisë. Nuk mund të kujtoj krizën e një përmasash të tillë që nga lufta (1992-1995),” tha ai.

Në një seancë urgjente, qeveria qendrore e Bosnjës tha se do të ndajë fonde për rimëkëmbjen e zonave të prekura. Qeveria e Federatës Boshnjako-Kroate shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura nga përmbytjet dhe ngriti një komitet krizash për të ndihmuar në zbutjen e situatës atje. Kroacia dhe Serbia fqinje i ofruan Bosnjës gjithashtu ndihmë në operacionet e shpëtimit./BW

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne