Shkel arrestin në shtëpi, pranga djalit të oligarkut të “Lajthiza”

Policia ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës Edison Elezajn, djalin e pronarit të kompanisë “Lajthiza”, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai është kapur jashtë banesës, duke shkelur vendimin e gjykatës, dhe është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë.

Pas ndalimit, Prokuroria është vënë në dijeni dhe pritet që gjykata të shqyrtojë ndryshimin e masës së sigurisë për të. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne