“Shkelet vija e kuqe”: OKB po shqyrton sanksione kundër Izraelit mbi okupimin e Palestinës

Një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut ka akuzuar Izraelin për shkelje të një numri ligjesh dhe rezolutash ndërkombëtare ndërkohë sugjeron veprime ligjore, përfshirë edhe ndalimet e udhëtimit. Tel Avivi kundërshtoi duke thënë se këshilli i kombeve të bashkuara për të drejtat e njeriut (UNHRC) “i ka humbur të gjitha kontaktet me realitetin”.

“Roli i Izraelit si pushtues në territorin palestinez të Bregut Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Gazan, e ka kaluar vijën e kuqe drejt paligjshmërise”, tha profesori i ligjit, kanadezi Michael Lynk, i cili është edhe raportuesi special i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara.

Duke paraqitur raportin e tij të fundit në asamblenë e përgjithshme të OKB-se në Nju Jork, eksperti i përshkroi veprimet e Izraelit në rajon si “pushtimi më i gjatë ushtarak në botën moderne”. Ai pastaj sugjeroi që OKB të vazhdojë më tej me proceset ligjore ndërkombëtare për të detyruar Izraeli të ndryshojë politikën e tij, i cila deri tani nuk po tregon shenja të mira”.

Për ta bërë këtë, OKB duhet që të deklarojë pushtimin e Palestinës të paligjshem. Si hap te parë, ai sugjeron që OKB-ja të kërkojë nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë që të ofrojë vlerësimin e saj për situatën.

Izraeli momentalisht konsiderohet “si okupator i ligjshëm i territoreve palestineze”, theksoi ai, duke thënë se ky pozicion nuk korrespondon më me realitetin.

Veprimet e Izraelit janë “në kundërshtim me mbi 40 rezoluta te këshillit të sigurimit [OKB], 100 rezolutat e asamblesë së përgjithshme si dhe vendimet e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë,” nënvizoi Lynk. Ai shtoi se “fokusimi” i tanishëm në çështjen izraelito-palestineze “nuk është anti-izraelit por ai është anti-okupim”.

Sapo veprimet e Izraelit të shpallen zyrtarisht të paligjshme, bashkësia ndërkombëtare mund të ushtrojë presion mbi Tel Avivin duke pezulluar forma të caktuara të bashkëpunimit.

“Vetëm kur izraelitët të mos marrin viza që u nevojiten për të udhëtuar jashtë vendit, vetëm kur tregtia e BE-së me Izraelin të kufizohet dhe vetëm kur bashkëpunimi në fushat akademike, ushtarake dhe ekonomike me Izraelin të përfundoje, vetëm atëherë do të shohim një ndryshim të vërtetë “, shpjegoi Lynk në një konferencë shtypi të enjten.

I dërguari izraelit në OKB, Danny Danon, dënoi ashpër pretendimet e raportuesit të posaçëm, duke thënë se organi i OKB-së i përfaqësuar nga Lynk “e ka humbur legjitimitetin e tij”.

“Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (UNHRC) fokusohet në mënyrë obsesive për të sulmuar Izraelin në vend që të punojë në zgjidhjen e problemeve reale të të drejtave të njeriut që prekin botën”, tha Danon në një deklaratë të cituar nga mediat izraelite. “Këshilli ka humbur të gjitha kontaktet me realitetin,” shtoi ai.

Megjithatë, sipas raportuesit special të OKB-së, thirrjet për t’i dhënë fund pushtimit të Palestinës gjithashtu rrjedhin nga brenda Izraelit. Zyrtari i OKB-së në veçanti përmendi botuesin e gazetës Haaretz të Izraelit, Amos Schocken, i cili tha se presioni ndërkombëtar “është pikërisht forca” që mund të ndihmojë në ndryshimin e gjërave të këtyre krizave.

OKB kohët e fundit ka përfshirë disa nga firmat më të mëdha izraelite dhe ndërkombëtare që operojnë në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Lartesitë Golan në një listë të zezë të atyre që shkelin “të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së”.

Rreth 130 kompani izraelite, si dhe dhjetra firma dhe korporata ndërkombëtare tashmë kanë marrë paralajmërime nga komisioneri i lartë i OKB për të drejtat e njeriut, Zeid bin Ra’ad al-Hussein, për përfshirjen e afërt të tyre në listë, sipas izraelites Ynet News .

Më herët në tetor, Izraeli miratoi ndërtimin e më shumë se 30 vendbanimeve të reja në qytetin Hebron i cili mbrohet nga UNESCO, ku jeton komuniteti më i madh palestinez në Bregun Perëndimor./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne