Shkëlzen Berisha mbron myslimanët para statujes se Skenderbeut

Në debatin e fundit lidhur me mbulimin e stutujës së Skënderbeut dhe qëndrimin që mbajnë myslimanët është përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Shkëlzen Berisha shkruan se myslimanët e kanë të ndaluar të falen para statujave, pa dallim nëse është e Gjergjit apo e sulltanit.

Postimi i djalit të Berishës:

Jo ne emer te Skenderbeut

Myslimanet e kane te ndaluar te falen para statujave (pa dallim nese eshte e Gjergjit apo e sulltanit).Per te respektuar rregullat e besimit dhe mos u lene shteg interpretimeve, mbase here tjeter mund te evitojne sheshin dhe ti rikthehen bulevardit ose xhamise se madhe qe po ndertohet.Por kam nje pyetje per te gjithe ata qe kane reaguar. A do reagonin njelloj sikur fjala vjen statuja te mbulohej per te xhiruar nje film apo per te mbajtur nje koncert te madh? Nese do aplikonin te njejtin standart edhe per vellezerit e tyre nje dite ne vit, mbase gjithe ky debat do ishte pa vlere. Ne fund trashegimia e vertete e Skenderbeut eshte bashkimi, jo percarja dhe toleranca eshte kusht themelor per kete.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne