Shkencëtarët: Me ndihmën e rrjetës së merimangës mund të kemi aparate më të mira dëgjimii

Të frymëzuar nga pëlhura e merimangave, shkencëtarët kanë thënë se mund të zhvillohen aparate edhe më të mira të dëgjimit.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, shkencëtarët kanë gjetur se tekstura delikate e pëlhurës së merimangës mund të përdoret për të zhvilluar lloje të reja të mikrofonëve.

Në të njëjtën kohë, aparatet e reja do të mund të filtrojnë edhe zhurmën në sfond, ndërsa mund të përdoren edhe në telefonë dhe aparatet e zhvilluara, të cilat tërheqin zëra në frekuenca më të ulëta.

Ekipi i udhëhequr nga profesori Ron Miles nga Departamenti i Inxhinierisë Makinerike në Universitetin Binghamton në New York ka krahasuar format e perceptimit të zërave tek njerëzit dhe insektet.

“Ne përdorim timpanin e veshit që përcakton drejtimin e zërit bazuar në presion, ndërsa shumica e insekteve dëgjojnë me qimet e tyre”, ka thënë Miles.

Miles është shprehur se në vend të presionit në ajër, insektet si mushkonjat, mizat dhe merimangat i perceptojnë lëvizjet ajrore duke përdoret qimet shumë të holla në trupin e tyre. Ai thotë se pëlhura e merimangës është aq e hollë, saqë vihet në lëvizje nga frekuenca shumë të vogla.

“Pëlhura e merimangës mund të lëvizë madje në frekuencë të ulët deri në tre hertz, të cilën veshi i njeriut nuk mund ta dëgjojë”, thekson Miles.

Për ta kthyer lëvizjen në fjalë në një funksion të dobishëm për qëllimin e tyre, shkencëtarët kanë mbuluar me ar pëlhurën dhe e kanë vendosur në fushë magnetike.

Si rezultat i eksperimentit, lëvizja e krijuar nga valët e zërit janë shndërruar në sinjal elektronik, ndërsa në këtë mënyrë është përfituar një mikrofon më sensitiv i cili percepton frekuenca më të gjera dhe më shumë drejtime të zërit.

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne