Shqiperia

Shkodrani gjeni që po mahnit Italinë: Ja cili është adoleshenti për të cilin po shkruajnë gazetat

Ende nuk i ka bërë 18 vjeç, por ai ka arritur të shkëlqejë në Itali falë rezultateve të larta në mësime. Nxënësit shqiptarë që shkëlqejnë në shkollat e huaja jashtë vendit janë krenari jo vetëm për familjen e tyre, por edhe Shqipërinë. Robert Kici është nxënësi nga Shkodra që po mahnit italianët, aq sa këto të fundit e kanë cilësuar si supergjeni.

Djali shkodran studion në Institutin Teknik për Turizmin ‘Marco Polo’. Për të ka shkruar edhe gazeta më prestigjioze në Firence ‘La Nazione-Firence’. Në artikullin për djalin shkodran media italiane shkruan se ai është vlerësuar me nota maksimale në të gjitha lëndët.

‘Nuk jam një tip shumë atletik, – pranon Roberti për gazetën italiane teksa shton, – në një farë mënyre e prisja, por të shikosh të gjitha këto nota të mira e zeza mbi të bardhë ma ka mbushur zemrën me gëzim’.

Ai thotë se ende po e mendon se për çfarë do të studiojë në universitet. Shkodrani thotë se studion 4-5 orë në ditë.

Superstudenti, siç e quan gazeta italiane, ka mbaruar vitin e katërt të Institutit për Turizëm ‘Marco Polo’. Roberti çdo vit fiton bursën e studimit që shkolla i akordon vetëm tre nxënësve më të mirë të Insitutit për Turizëm dhe Liceut të Gjuhëve të huaja. Supergjeniu shkodran ka shkëlqyer edhe jashtë Italisë. Ai në muajin prill ka qenë në Maltë ku mori pjesë në një projekt europian Erasmus dhe fitoi pjesëmarrjen.

OPINIONE