Shkrimtari amerikan: SHBA është burimi më i madh i terrorizmit në botë, jo Irani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë burimi më i madh i terrorizmit në botë, jo Republika Islamike e Iranit, tha Robert Fantina, shkrimtar dhe analist politik amerikan i cili jeton në Ontario, Kanada.

Fantina, autor i librit “Perandoria, Racizmi dhe Gjenocidi: Historia e Politikës së Jashtme të SHBA”, i bëri këto deklarata në një intervistë me Press TV të shtunën kur u pyet përse SHBA dëshiron të bindë botën se Irani po eksporton terrorizmin, kur ajo vetë është duke vepruar kështu? “Shtetet e Bashkuara me dekada kanë proklamuar se janë kundër të gjitha llojeve të dhunës, se është një fener i lirisë, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe duke ndihmuar të shtypurit në mbarë botën. Në këtë kontekst, ajo akuzon Iranin për atë që bën vetë, për të bindur botën se Irani është një regjim terrorist, në mënyrë që të fitojë mbështetje të gjerë për një pushtim “, tha Fantina. “Një pushtim i tillë i Iranit do të shërbente për shumë qëllime për Shtetet e Bashkuara”, tha ai. “Së pari, SHBA është eksportuesi më i madh në botë i armatimeve, sa më shumë luftëra që inicion, aq më shumë shiten produktet e saj. Prodhuesit e armëve në SHBA bëjnë donacione të rëndësishme për zyrtarët e zgjedhur për fushatat e tyre zgjedhore. Është raportuar se në Siri, fraksionet e ndryshme furnizohen nga SHBA, ku në të vërtetë janë duke luftuar njëri me tjetrin.

“Së dyti dhe më e rëndësishmja për SHBA, është lobi izraelit, i cili dhuron shumë më tepër zyrtarë të zgjedhur sesa prodhuesit e armëve. Izraeli ka armë bërthamore dhe me 4 miliardë dollarë në vit nga SHBA, është bërë një forcë shumë e fuqishme në Lindjen e Mesme dhe në botë. SHBA nuk do të lejojë Iranin, një vend i madh dhe i fuqishëm, për të sfiduar Izraelin ‘e shenjtë’ në asnjë mënyrë. “Përveç kësaj, zyrtarët e qeverisë amerikane dhe mediat në pronësi të korporatave, të cilat mund të shihen si një degë e qeverisë, kanë dëshmuar prej kohësh, që populli të ketë frikë nga Islami. Duke e akuzuar Iranin, një vend islamik, si eksportues i ‘terrorizmit’, synohet rritja e frikës tek populli. Kjo do t’i mundësojë SHBA-ve të mbështesin më fuqimisht Izraelin, duke i kënaqur lobet e Izraelit dhe duke vazhduar rrjedhën e parave tek zyrtarët që konkurrojnë për rizgjedhje. “Gjithashtu, nëse SHBA-të mund t’a bindin botën se Irani po eksporton ‘terrorizëm’, ajo e largon vëmendjen nga aktivitetet e veta terroriste. Kjo i lejon SHBA-ve të vazhdojë terrorizimin e botës. “Shtetasit amerikanë gjithmonë duken të gatshëm të shkojnë në luftë dhe sapo të fillojnë luftërat ata fillojnë e zhgënjehen, mësojnë se fillimi i luftërave është shumë më i lehtë sesa mbarimi. Por, meqë SHBA-ja ka shkatërruar Libinë dhe Irakun dhe po përpiqet me dëshpërim, me vetëm një modicum suksesi, për fat të mirë, për të bërë të njëjtën gjë në Siri, qytetarët amerikanë si duket kanë filluar t’a vërejnë këtë truk. “Por ajo që ata nuk e kuptojnë është se pushtimi i Iranit nuk do të jetë i njëjtë me pushtimin e Irakut. Emrat e vendeve janë të ngjashme, por kjo është e vetmja gjë që kanë të përbashkët. Me një popullsi prej mbi 72 milion, Irani është dy herë më i madh se Iraku. Ushtria iraniane është shumë më e fortë se ushtria irakiane ka qenë ndonjëherë. Përveç kësaj, Irani është aleat me Rusinë, e cila nuk ka gjasa të rrijë dhe të shikojë SHBA-të duke shkatërruar Iranin. “Zyrtarët amerikanë mund të thonë se çfarë do të bëjnë për Iranin, por faktet janë të qarta: SHBA është burimi më i madh i terrorizmit në botë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne