“Shkundet” qeveria/ Rama paralajmëron furtunë në radhët e ministrave

Kryeministri Edi Rama paraditen e djeshme ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlamentar në një takim të përbashkët, ku në ishin një sërë çështjesh të rëndësishme.

Mësohet se gjatë këtij takimi, Rama ka paralajmëruar shkarkime masive në radhët e degëve të PS, koordinatorëve të dërguar në rrethe, në administrate, por edhe në qeveri.

Dje Kryesia ka vendosur që të shkarkohen rreth 11 krerë degësh, pasi nuk po punojnë si duhet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore.

Dje, shefi i qeverisë ka kërkuar nga ministrat që të nisin një fazë verifikimi për punën e disa drejtorëve në vend, për të cilët ka pasur akuza publike apo ankesa nga qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes. Rama ka gati listën dhe për secilin prej tyre do të ketë një kontroll me imtësi të punës dhe kushdo që ka krye shkelje do të shkarkohet dhe do të kallëzohet në prokurori. Përveç kësaj, mësohet se dhe në administratë janë të rrezikuar. Rama në mbledhje ka lëshuar kritika shumë të ashpra ndaj punës së tyre.

Por, sipas gazetes Sot, Rama ja u ka bërë të qartë edhe ministrave se askush nuk e ka vendin e sigurt. Në shtator iu dha një listë me detyra secilit dhe dje në Kryesi ka deklaruar se kush nuk i realizon deri në fund të vitit, atëherë do duhet që të largohet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne