Shkup, koncert me valle popullore turke

Instituti “Yunus Emre” në Shkup, me mbështetjen e Shoqatës së Klubit të Sportit dhe të Veprimtarive Rinore “Namik Kemal” nga qyteti i Bursës (NAKEM) të Turqisë, organizoi koncertin me valle popullore turke nga ekipi NAKEM.

Në aktivitetin e organizuar në Kurshumli An në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u shfaqën në skenë valle popullore turke, ndërsa morën pjesë deputeti i AK Partisë nga Stambolli, Burhan Kuzu, Zëvendës ambasadori pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Tahir Bora Atatanir, përfaqësues të institucioneve turke në Maqedoni, artdashës dhe qytetarë.

Në deklaratën e tij për gazetarët para programit artistik, zëvendës drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Fuat Korkmaz, u shpreh se si institut organizojnë aktivitete të tilla në 50 vende të botës për të rritur komunikimin dhe bashkëveprimin ndërmjet kulturave.

Ai tregoi se sot janë duke realizuar pjesën e dytë të një organizimi në nivel rajonal. “Dje një koncert u zhvillua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Sot ekipi për valle popullore do të performojnë valle nga vende të ndryshme të Turqisë. I japim një rëndësi të veçantë punimeve të tilla kulturore dhe artistike”, tha ai.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës për valle popullore NAKEM, Emir Pehlivan, tha se me këtë aktivitet synojnë që në njëfarë mënyrë t’u shfaqin popujve vendas vallet popullore turke.

Pehlivan shtoi se pas Shkupit, aktivitet të ngjashëm do të organizohet edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Artdashësit e kryeqytetit të Maqedonisë dhe qytetarë të shumtë ndoqën më pas koncertin me valle popullore turke nga ekipi NAKEM./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne