Shokuese/ Falsifikohen skadencat e ushqimeve të “Big Market”/ Rama ndërhyn te AKU dhe ndalon kontrollin ndaj “Big Market”

Siç të gjithë e dimë, Shqipëria është një nder shtetet e para, për mos të thënë shteti i parë që mungon një debat publik për cilësinë e ushqimeve që konsumojmë. Rrjeti i njohur i supermarketeve të deputetit Vullnet Sina, “vret” me dashje popullin shqiptar, pasi shëndeti i qindra mijërave shqiptarëve dhe sidomos i fëmijëve vihet në rrezik. Linja e supermarketit të njohur nga të gjithë “Big Market” bënë “prova” me jetën e shqiptarëve duke i shitur produkte ushqimore të skaduara. Rrjeti i mirënjohur nga të gjithë shpalos talentin e tij duke u shitur qytetarëve ushqime të skaduara si të ishin të rregullta duke i falsifikuar datën e skadencës.

140 supermarkete janë përfshirë në një veprimtari me natyrë kriminale, ku manipulojnë etiketat e produkteve ushqimore. Vlen të theksohet se kompania e Vullnet Sinës është denoncuar 1.435 herë në AKU dhe ndëshkuar 3 herë me 12 gjoba për ushqime të skaduara, mykura me skadencë të falsifikuar dhe pa origjinë prodhimi.

Por, siç të gjithë e dimë, në shtetin tonë nuk mund të gjejë njeri drejtësi dhe të mbrojë të drejtat e tij, pasi me urdhër të kryeministrit që ushqimet i vijnë nga Franca, linjës së njohur të supermarketeve, gjobat iu hoqën dhe AKU është ndaluar të kontrollojë më në dyqanet “Big Market”, ndërsa krimi vazhdon.

Pronari i “Big Market”, deputeti Vullnet Sina, kryen radhazi vjedhje, duke i shitur popullit shqiptar produkte me çmime të caktuara në etiketë, por me cilësi të ulur përdorimi të cilat janë për të hedhur në plehra, shkruan “Pamfleti”. Gjithashtu, shet produkte me rrezik për shëndetin e jetën dhe me pasoja fizike siç janë deteregjentët, pampersat, vitaminat por edhe shumë produkte të tjera.

Sipas burimeve konfidenciale nga AKU rezulton se nga 30 mijë produktet që shet “Big Market” në 140 dyqanet e tij në 38 zona të vendit, 21.800 janë të pa çertifikuar me standardet Europiane, ndërsa afro 11.000, janë pa dokumentin “HACP” , që do të thotë vetëdeklarimi i sigurisë, cilësis dhe origjinës./joq

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne