TË “VËRTETAT“ E MARIN MEMËS PËR BANORËT E PRESPËS TË MAQEDONISË

Nga Salim Kadri Kerimi

Këto ditë, edhe një herë, kisha rastin ti ndëgjoj disa pretendime dhe konkluzione të pabaza dhe qesharake të gazetarit shqiptar z.Marin Mema, kësaj rradhe për shqiptarët ezonës të Prespës të Maqedonisë Veriore. Para së gjithash si person me prejardhje Prespare kam obligim qytetar dhe profesional këtij gazetari të papërgjegjshëm tja tërheq vërejtjen dhe ti përgjigjem për disa të pavërteta dhe për sjelljen e tij të shëmtuar gjatë intervistimitdisa bashkëbiseduesve të rastësishëm. Por para se ta bëj këtë, së pari dua ta theksoj faktin se prania e shqiptarëve në zonën e Prespës të Maqedonisë, është e padiskutueshme dhe e pakontestueshme nga askush. Dhe konkretisht, si në të kaluarën ashtu edhe sot, popullatë shqiptare në zonën e Prespës së Maqedonisë, nga gjitsej rreth 34 fshatrave, ka patur/ ka shtatë fshatra. Në pesë nga këto (Nakolec, Kranjë, Arvat, Asamat, Gërnçar, Podmoçan dhe Bellocërka e Poshtme), përveç shqiptarëve jetojnë edhe maqedonas, kurse në dy prej tyre (Asamat dhe Bellocrkë e Sipërme) edhe turq.Në vazhdim, ja disa prej konkluzioneve të pa baza dhe jo të vërteta të M.Memës, që në lidhje me shqiptarët e Prespës ishin të thëna në emisionin me titull: Fshatrat shqiptarë ku po shuhen shqiptarët“, i emituare në programin me titull: Gjurmë shqiptare, të TV “Top Chanal“, të datës 07 Nëntor 2020:

1. Vet titulli i këtj programi dokumentar (Fshatrat shqiptarë ku po shuhen shqiptarët“), është tërësisht i gabuar, për vet faktin se në Prespë asnjëherë në të kaluarën dhe sot nuk ka patur fshatra ku kanë jetuar vetëm shqiptarë, dhe gadi në asnjë fshat ku kanë jetuar/ jetojnë shqiptarët në Prespë nuk janë shuar, por numri i tyre, ashtu si edhe numri i Presparëve të përkatsive të tjera nacionale (maqedonase, turke, egjiptase, e tj.), dukshën janë paksuar, si ku do në Maqedoni, Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

2. Konkluzioni i M.Memës për gjoja praninë masovike të shqiptarëve në zonën e Prespës, e cila pas vitit 1913 hyri në përbërje të Mbretërisë serbe e pastaj asaj Jugoslave, e sot ndodhet në përbërje të Maqedonisë Veriore, është jo e vërtetë. Të gjtha të dhënat që janë të prezantuara në veprat ehistorijanëve/ studijuesve, nga shekulli i XIX dhe XX, përfshirë edhe atyre turq (E.Çelebi, A.Nijazi, H.Inallxhëk), bullgar (V.Kënçov, D.Gadzhanov, G.Trajçev), rus (V.Gligorieviq), austrijak (J.G. von Hahn), poljak (V.Pjanka), danez (Xh.M.Shvarc), serb (J.H.Vasiljeviq, J.Cvijiq),maqedonas (J.Trifunovski, Gj.Kiselinovski, K.Jonovski), shqiptar (R.Nexhipi, Z.Osmani, F.Abdullai), e shumë të tjerë, në mënyrë të qartë vërtetojnë se, në periudhën pas vendosjes të Sllavëve në Maqedoni e gjer më sot, elementi dominues në Prespë ka qenë ai maqedonas. Numri i shqiptarëve çdo herë në të kaluarën e gjer më sot, ka qenë në radhë të tretë, pas asaj të turqve. Kështu p.sh. sipas të dhënave statistikore nga regjistrimi i vitit 1948, në Prespë ka patur 23.137 banorë (17.354 maqedonas, 2.462 shqiptarë, 2.421 turq, e tj.), kurse sipas të dhënave nga regjistrimi i vitit 2002, në Prespë ka patur gjithsej 16.826 banorë (12.798 maqedonas, 1.797 turq, 1.536 shqiptarë, e tj.). Sa i takon Resnjës, në 1948 kjo qytezë ka patur gjithsej 4.737 banorë, nga të cilit 2.536 maqedonas, 1.320 turq, 338 shqiptarë, e tj., kurse në vitin 2002, në Resnjë janë regjistruar gjithsej 8.748 banorë, nga të cilit 6.431maqedonas, 1.369 turq, 325 shqiptarë, e tj. Në kryeqendrën e Komunës së Prespës (Resnja), si në të kaluar ashtu edhe sot, numri i shqiptarëve ka qenë/ është shumë i vogël. Numri më i madh i atyre që janë deklaruar si shqiptarë në këtë qytezë janë të përkatsisë etnike egjiptjane (esnafë) të cilët flasin shqip, paraardhësit e të cilëve në Prespë kanë ardhur nga disa vise të Shqipërisë së sotme.

3. Konkludimii i M.Memës se gjoja „deri në vitin 1913  Prespa konsiderohej si teritor i trojeve shqiptare“, po ashtu, është krejtësisht i pabazë/ i gabuar. Ja pse:

a) Përdorimi i termit trojet shqiptare, ose trojet turke, trojet bullgare, apo greke, e tj., e tj., është më se i gabuar, para së gjithas për vet faktin se Allahu (Zoti) i plotfuqishë kur e krijoi njeriun askujt si individ ose si bashkësi nuk ju dha/ nuk ju ndau toka/ teritore duke u thënë se këto dotë jenë toka shqiptare, ose bullgare, ose turke, e tj., etj. Në Librin e shenjtë të Myslymanëve (Kurani), në 25 sure, dhe 41 ajete, në mënyrë deçizive është thënë se, çdo gjë që ndodhet mes tokës dhe qiellit i takon vetëm Allahut (xh.xh.). Prandaj, të gjitha teritoret të cilat njerzimi i ka shfrytëzuar në të kaluarën ose që i shfrytëzon sot janë të fituara me luftëra/ me forcë, dhe se pronësija/ posedimi i një teritori nga ana e një populli është i përkohshëm, pamvarsisht nga gjatësija e saj. Prandaj, prania dominante e pjesëtarëve të një populli në cilin do teritor të ruzullit toksor atij populli nuk ja njeh të drejtën ekskluzive për pronësi të vetmen. Në ato troje, p.sh. shqiptare, përveç shqiptarëve kanë jetuar/ jetojnë edhe pjesëtarë të popujve/ bashkësive të tjera nacionale/ etnike, të cilit i kanë të gjitha të drejta të njëjta/ të barabarta me pjesëtarët e popullit prania e të cilit është dominante. Bile edhe në rastin kur në një teritor, p.sh. siç është sot Komuna e Pustecit (Liqenasit), ku gadi 100% është e banuar nga pjesëtarë të kombit maqedonas, nuk mund të quhet troje maqedonase“;

b) Fakt historik dhe i pa tjetërsuar është e vërteta se pjesa e zonës së Prespës që sot ndodhet në kuadër të shtetit të Maqedonisë Veriore, asnjëherë para vitit 1913 nuk ka qenë nën jurisdikcionin/ pushtetin shqiptar/ te shqiptareve. Prandaj, është tërësisht e palogjikshme të konkludohet se: deri në vitin 1913  Prespa konsiderohej si teritor i trojeve shqiptare“, siç ka konluduar gazetari M.Mema.

4. Konstatimi i këtij gazetari se në Prespë,  shqiptarët jo vetëm që janë tkurur por ka një asimilim masiv. një pjesë e tyre deklarohen gjithçka përveç se shqiptarë“, nuk është i drejtë. Ja pse:

a) Është e vërtetë se numri i popullatës shqiptare,sidomos në zonën e Prespës është zvogëluar në masë të madhe, kryesisht si pasojë e emigrimit të kësaj popullate në SHBA, Australi, Kanada, Suedi dhe Danimarkë. Por, për shkaqe ekonomike për jetë më të mirë, nga Prespa, në të kaluarën edhe sot, nuk janë shpërngulur/ nuk shpërngulenvetëm shqiptarët, por këtë e kanë bërë/ e bëjnë edhe maqedonasit, turqit, egjiptasit, vllehët, e të tjerit;

b) Poashtu, është e vërtetë se, duke filluar nga viti 1913 e këndej e gjer në ditët e sotme, në Prespë ka ndodhur proçes i asimilimit, siç pohon edhe M.Mema, por jo i shqiptarëve, por ai i turqve, në shqiptarë. Një proçes i këtillë është intensifikuar posaçërisht gjatë okupimit të një pjesë të Prespës nga ana e Italjanëve (1941-1943), kur administrata italjane,për ti arijtur qëllimet e tyre më madhore, bashkëpuntorëve/yzmeqarëvetë tyre shqiptarë i ka lejuarë të zhvillojë një aktivitet të tërbuar asimilues, jo vetëm ndaj turqve por bile edhe ndaj maqedonasve. Ato vite çdo banor i atyre zonave është trajtuar si shqiptar, mes tjerash, duke i detyruar të arsimohen vetëmgjuhën shqipe. Një gjë të këtillë e vërtetoj edhe një nga bashkëbiseduesit e M.Memës – akademik Ali Aliu. Proçes të ngjajshëm është zhvilluar edhe në vitet e para pas Luftës së dytë botërore e gjer në fillim të viteve 50 të shekullit të kaluar, kur një pjesë e madhe e turqve, si pasojë e presioneve të ndryshme nga ana e disa individëve dhe qarqeve nacionaliste shqiptare, janë detyruar të deklarohen si shqiptarë. Duke i patur parasysh këto fakte të pamohueshme, deklarata e akademik A.Aliu se, në vitet 50 të shekullit të kaluarë pushtetarët jugosllav gjoja i paskan privilegjuar turqit dhe se kjo qenka arsyeja për deklarimin e një pjesë të shqiptarëve si turq, duke menduarë se në këtë mënyrë ata do të kenë më pak telashe me  shtetin, sipas mendimit tim e paraqet vetëm njërën anë të medaljes. Po, e vërtetë është prezenca e dukurisë të regjistrimit të një pjese të shqiptarëvesi turq, në periudhën pas prishjes të marrëdhënjeve vëllazërore jugosllavo-shqiptare (në 1948) dhe gjer më 1957, por jo që të bëhen më të privilegjuar por për tu shpërngulur në Turqi. Turqit, ashtu si edhe vëllezrit e tyre shqiptarë, çdo herë në të kaluarën kanë qenë njëlloj të padëshiruar për pushtetarët e dy Jugosllavive. Përndryshe proçesi i asimilimit, të heshtur të një pjese të turqve të Manastirit, Prespës, Ohrit, Strugës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, e trevave të tjera të Maqedonisë, në shqiptarë, vazhdon edhe sot, para së gjithash si rezultat i bashkjetesësmes turqve dhe shqiptarëve muslimanë të këtyre trevave, smartesat të përzjera, e diku edhe si rezultat i arsimimit të detyrueshëmturqve në shqip;

c) Deklarimi i përkatsisë nacionale i qytetarëve të Maqedonisë, pra edhe i shqiptarëve, çdo herë ka qenë e lirë. Me fjalë të tjera, që nga viti 1921, kur është organizuar regjistrimi i parë zyrtar, e gjer në regjistrimin e fundit në vitin 2002, askush nuk është detyruar se si do të deklarohet në aspektin nacional/ etnik. Prandaj, edhe konkludimi i gazetarit Mema se: siç pohojnë vetë banorët, por edhe dokumentat, ka mjaft fshatra në gjithë zonën e Prespës që deri para Luftës së dytë botërore ishin shqiptarë, por sot nuk janë më të tilla. Një pjesë nisën të asimilohen në mënyrë të detyruarë që pas viti 1913, pjesa tjetër pas krijimit të Jugosllavisë komuniste në1945“, është i gabuar/ jo i vërtetë. Kjo, për vet faktin se asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndudhur një gjë e tillë në ato fshatra ku kanë jetuar shqiptarët e Prespës para 100 vjetëve, po aty vazhdojnë të jetojnë edhe trashëgimtarët e tyre. As banorët kanë pohuar, e as egzistojnë dokumenta, të cilat e vërtetojnë konkludimin e këtij gazetari se në të kaluarën „paska mjaft fshatra në gjithë zonën e Prespës që deri para Luftës së dytë botërore ishin shqiptare, por sot nuk janë më të tilla “, siç ka zbuluar M.Mema. Në Prespë, as në të kaluarën e as sot, nuk ka patur/ nuk ka fshatra shqiptar, siç na thotë M.Mema, por ka patur dhe ka disa fshatra ku jetojnë edhe shqiptarë, bashk me maqedonas ose me turq. Duke u nisur nga kjo e vërtetë, edhe konkludimi i tij se, të dhënat statistikore nuk janë të shumta por të mjaftueshme për të nxjerë disa përfundime për këtë zonë. Për mes tyre kuptohet apo rezulton se edhe fshatrat që sot nuk kanë asnjë banor shqiptar dikur jetoheshin masivisht prej tyre. Këto të dhëna janë mjaft interesante dhe i përkasin viteve 40 të shekullit të shkuarë,po ashtu nuk është i drejtë/ nuk është i vërtetë. Rreferimi në të dhënat e administratës italo-shqiptare të viteve 1941-1943është tepër simptomatik/ problematik. Për shumë shkaqe, çdo gazetar dhe studijues serioz i kësaj çështjeje duhet të jetë tepër i kujdesshëm dhe kritik gjatë komentimit të çdo të dhëne të asaj kohe, mendoj unë.

5. Deklarata e M.Memës se, „edhe pse në studime kjo pjesë nuk identifikohet, duket se në Prespë në se shkon më thellë ka patur edhe shqiptarë ortodoks që sot deklarohen maqedonas, e po kështu myslimanë që po deklarohen turq, paraqet një tjetër konkludim i gabuar dhe pa as çfar mbështetje të gjendjes faktike. Me fjalë të tjera, në zonën e Prespës shekuj me rradhë kanë bashkëjetuar/ bashkëjetojnëpjesëtarë të popujve të ndryshëm – maqedonas, turq, shqiptarë, vllehë, egjiptas, etj. Proçese asimiluese jo se nuk kanë ndodhur edhe në Prespë, por ato, si kudo në botë, kanë qenë të ndërsjella – të pranishme në mesin e çdo bashkësije. Me fjalë të tjera, në të kaluarën, por edhe sot, nuk janë asimiluar/ nuk asimilohen vetëm shqiptarë, por edhe pjesëtarë të popujve të tjerë.  Në literaturën shumë të pasur që unë e kam studijuar/ konsultuar, askund nuk kam gjetur të dhëna se shqiptarë ortodoks të Prespës qenkan asimiluar në maqedonas. Nga ana tjetër, proçes të asimilimit të ndonji familjeje shqiptare në turq, dhe anasjelltas, sigurisht se ka ndodhur, por ky proçes, sç thashë më parë, ka qenë i ndërsjellë, mvarësisht prej rrethanave shoqëroro-politike në një periudhë të caktuarë të historisë. Prandaj mua më duket shumë apsurd rezonimi i M.Memës se çdo person (qoftë ai maqedonas, turk, e tj.) që e flet gjuhën shqipe duhet të jetë shqiptar. Sipas kësaj llogjike të gjithë shqiptarët e Shqipërisë duhen të jenë Italjanë, meqense me sa e di unë gadi çdo kush në Shqipëri e zotëron italishten.

6. Prezantimi i Ahmet Nijazi Bej nga Resnja si shqiptar edhe nga ana e M.Memës nuk më habiti aspak. Siç dihet, dukurija, mos them manija, për të përvetsuar figura të rëndësishme nga e kaluar historike, është e pranishme në vende të ndryshme të Ballkanit, përfshirë edhe në Shqipëri. Sipas studijuesve të ndryshëm shqiptar, disa figura të përkatsisë turke, përfshirë edhe Ahmet Nijazi Bej, i konsiderojnë dhe prezantojnë si shqiptarë. Se Nijazi Bej ishte turk e jo shqiptar, vetë ai në mënyrë të tërthortë e ka vërtetuar me disa deklarata të tij, që janë shkruara në të vetmin libër – kujtime të tij, në turqisht dhe me shkronja osmane, me titull: “Hatırat-ı Niyazi“, Istanbul 1910. Në këtë libër, Nijazi Bej, mes tjerash i ka deklaruar edhe këto dy deklarata: a) Duke e marë parasysh këtë moment të rrëndësishëm, më vjen shumë keq për shkak se nuk mundem tërësisht ti shkruaj as kujtimet e mija, as që mundem ti numëroj provat më të ndritshme për cilësitë të përsosura dhe fuqisë në ritje e sipër të popullit tim;dhe, b)Duke i patur parasysh të gjitha vetitë të shenjta të popullit tim dhe dashurinë të saj ndaj lirisë …. Sipas mendimit tim, me përdorimin në tekstin e kujtimeve të tij të termit populli im“, Ahmet Nijazi Bej, në mënyrë deçizive ka vënë në dijeni se edhe ai ishte pjesë e  popullit të njëjtë (turk), meqenëse do të ishte e pallogjikshme nëqoftëse një oficer osman i cili me mish e me shpirt luftonte për të zgjatur jetën e Perandorisë osmane, në kujtimet e tij të flasë për popullin shqiptar, e jo për atë turk. Në favor të këtij rezonimi mund të shërbejnë  edhe këto disa fakte të tjera: a) Numri i shqiptarëve në Resnjë në atë kohë, e çdo herë më vonë, ka qenë shumë ivogël. Kjë e dhënë zdo me thënë se Nijazi Bej nuk ka mundur të jetë njëri nga komuniteti i vogël shqiptar i Resnjë së asaj kohe, mirpo ky fakt është mirë të meret parasysh si indikator, gjatë studimit të përkatsisë të tij nacionale; b) Ahmet Nijazi Bej asnjëherë nuk është përpjekur dhe nuk ka luftuar për ndonjë farë të drejte nacionale të shqiptarëve. Me fjalë të tjera, nëqoftëse ai me të vërtetë ka qenë shqiptar atëherë, sipas meje, i pallogjikshëm ishte kundërshtimi i tij ndaj përpjekjevedhe kërkesave të bashkëkombasve të tij (shqiptarëve) dhe udhëheqësve tyre të atëhershëm, për fitimin e autonomisë dhe çdo lloj të drejtave të tjera për shqiptarët; c) Nijazi Bej, po ashtu, nuk ka marë pjesë në asnjë aktivitet të shqiptarëve, përfshirë edhe në Kongresin e Manastirit, të vitit 1908; ç) Të ishte shqiptar A.Nijazi Bej, ka të ngjarë se në 1913, në Vlorë, nuk do të bëhej viktimë e djalit/ djemve të Isa Boletinit; d) Ose, të ishte shqiptar, ai në vend të nisej për në Stanboll, do të ishte e llogjikshme të vendosej në Tiranë, ose në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë, me çka do të mundej të shpëtonte nga atentatorët në fjalë; dh) Se ai nik ishte shqiptar, por turk, e ka vërtetuar edhe vetë Mihail Grameno, i cili, pas takimit me Nijazi Bej në Resnjë, për të i ka thënë edhe këto disa fjalë: Nga fizionomija dhe nga fjalët Nijazi Beu mu duk një burë i mirë dhe patriot me të vërtetë, por mjerisht e kishin përfituar xhonturqit…; dhe, e) Për përkatsinë e tij turke, mes tjerash, flasin edhe të dhënat se gjuha e tij amtare ishte turqishtja e jo shqipja dhe fakti se nofka e tij ishte turke (Resneli) e jo shqipe (Resnjari).

7. Në fshatin Lubonjë asnjëherë në të kaluarën shqiptarët nuk kanë jetuar masovikisht, siç konstaton M.Mema. Po, edhe në këtë fshat deri para rreth 70-80 vieteve, ka patur shqiptarë por, nëse nuk gaboj vetëm disa familje. Për veç tyre në këtë fshat ka patur edhe një ose dy familje egjiptas (esnafë), farkatarë.

8. Duke folur për shkollat shqipe që në disa fshatra të Prespës ishin hapur gjatë periudhës 1941-1943, M.Mema në fund e bën edhe këtë konstatim të gabuarë: Sigurisht këto shkolla mbetën të hapura vetëm pak kohë, deri sa pushteti jugosllav gjeti mënyrën ti mbyllë. Shkollat në gjuhën shqipe gadi në të gjitha fshatrat e Prespës ku jetonin shqiptarët u rihapën menjëherë pas mbarimit të Luftës së dytë botrore. Më vonë mbyllja e disa prej tyre ndodhi vetëm për mungesën e nxënësve, që pasoj pas emigrimit të një numri të madh të shqiptarëve, por jo vetëm të atyre, në Australi, SHBA, Kanada, Suedi, Danimarkë, e gjetkë.

9. Është më se qesharak konstatimi i M.Memës se vendlindja e ime – fshati Bellocrka e Sipërme na qenka një fshat shqiptar. Edhe pse bashkëbiseduesi i tij, të cilin Mema gjatë xhirimit të dokumntarit në fjalë, e pyet pa zbritur nga makina, i thotë/ i përgjigjet së në këtë fshat jetojnë së bashku shqiptarë dhe turq muslimanë, të cilët e zotërojnë edhe shqipen, ai (M.M.) bisedën e përfundon me fjalët: „pra, janë të gjithë shqiptarë…“?!. Konkludim që ska nevojë për asçfarkoment. Sa për kujtesë dhe dijeni të z.Mema, sipas të dhënave zyrtare statistikore, në Regjistrimin e vitit 1953 në këtë fshat kanë jetuar gjithsej 359 frymë, nga të cilit 284 kanë qenë turq dhe 74 shqiptarë, kurse sipas të dhënave të njëjta nga Regjistrimi i vitit 2002, numri i banorëve të këtij fshati ishte 187 frymë, prej të cilëve 114 ishin shqiptarë dhe 73 frymë turq. Pra, nga këto të dhëna na dalin së paku këto dy të vërteta: a) Si pasojë e emgrimit të pjesës dërmuese të banorëve të këtij fshati në Suedi, Danimarkë e disa familje edhe në Australi, SHBA dhe Kanada, numri i tyre është zvogëluar tej mase; dhe b) Si pasojë e asimilimit të një pjese të turqve, në shqiptarë, numri i turqve është zvogëluar, poashtu në masë të konsiderushme.

10. Konkludimi përfundimtar i M.Memës se, shqiptarët e Prespës të Maqedonisë Veriore gjoja „…nuk gëzojnë të drejta dhe sot si dikur po vazhdon një asimilim i dhimbshëm dhe pa këthim, paraqet edhe një shtrembërim tjetër i fakteve dhe gjendjes të vërtetë aktuale. M.Mema mjaftonte bile ta konsulltonte me vëmendje pjesën e fundit të librin të cituar të d-r R.Nexhipi dhe do të gjente të dhëna të mjaftueshme, për shembull, për numrin e shqiptarëve Presparë që kanë mbaruarë arsimim të ndryshëm, përfshirë edhe atë sipëror. Gadi të gjithë ata, me arsiminm përkatës, që sot jetojnë në Prespë janë të punsuar në punë të ndryshme në qytetin e Resnjës dhe i gëzojnë të drejtat e tyre si qytetarët e tjerë të Maqedonisë Veriore. Pa dashur të bëj krahasime, kisha dashur që edhe pjesëtarët e pakicave kombëtare që jetojnë në Shqipëri e gjetiu, së paku ti gëzojnë të drejtat e tyre ashtu siç i gëzojnë edhe qytetarët të përkatsive jomaqedonase nëRepublikën e Maqedonisë Veriore. Kjo zdomethënë se në Maqedoninë Veriore janë të zgjedhura të gjitha problemet e shqiptarëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera, por posaçërisht pas vitit 2001 në Maqedoni janë bërë hapa shumë të mëdha dhe konkrete në avansimin e mëtejmë e të drejtave etë gjithë pjesëtarëve të komuniteteve jomaqedonase, e posaçërisht të shqiptarëve.

11. Në fund të këtij artikulli polemizues deshta të them ca fjalë edhe për sjelljen e z.M.Mema gjatë xhirimit të dokumentarit në fjalë. Nuk e kam idenë vallë ai, për ta xhiruar dokumentarin për shqiptarët e Prespës të Maqedonisë,paraprakisht kishte kërkuar dhe marë lejë përkatse nga organet kompetente të Maqedonisë Veriore. Kjo dikujt mund ti kujtojë kohrat e të kaluarës, kur për një aktivitet të këtillë ka qenë e domosdoshme leja përkatëse e organeve kompetente të shtetit ku zhvillohej aktiviteti përkatës, mirpo duke e ndjekur dokumentarin në fjalë të M.Memës dhe posaçërisht qasjen e tij të pa sjellshme, duke parashtruar pyetje bile edhe për përkatsinë nacionale të personave të rastësishëm, duke i xhiruar përgjigjet e tyre me kamerë të fshehur, erdha në konkludim se këtij gazetari shqiptar nuk duhet ti lejohet çfardo aktiviteti gazetaresk jasht vendit. Duke e futur hundën,pa lejë paraprake, bile edhe në një familje maqedonase, me kryeplakun të moshuar të së cilës, M.Mema komunikonte në një gjuhë që bashkëbiseduesi nuk e merte vesh, ky gazetar tentonte të gjejë gjurmë ortodokse shqiptare në Resnjë. Një sjellje e këtillë e çdo kujt, e posaçërisht e një gazetari, përfshirë edhen i gazetarit të programit TV Top Chanell nga Tirana, është e palejueshme dhe ofenduese.

12. Dhe fare në fund, plotësish të drejtë/ me vend e konsideroj vetëm konkludimin e z.M.Mema për vetitë e banorëve të zonës së Prespës, sipas të cilit: Ajo që bie në sy është ajo se banorët e kësaj zone janë të paqëm dhe mikpritës, të mirë e puntorë,“./gazetaimpakt 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne