Shqipëria e rilindjes, lejon martesat e paligjshme “LGBT” por jo poligaminë

Nga: Impakt

Rilindja është e vendosur të shkatërrojë shoqërinë shqiptare me një axhendë të mirëpërgatitur kundër familjes!

Martesa e parë në Shqipëri mes dy personave të së njëjtës gjini, e paligjshme, në taracën e Bashkisë Tiranë tregon se institucionet e drejtuar nga Rilindasit janë jo vetëm mbështetëse por edhe nxitëse.

Erion Veliaj lejoi një veprim të paligjshëm në institucionin e tij. Nga ana tjetër qeveria e korruptuar dhe islamofobe e rilindjes ngriti një debat publik kundër muslimanëve me propozime për ndryshime në ligj për të ndaluar muslimanët të kenë më shumë se një martesë të ligjshme.

Edi Rama dhe qeveria e tij do të ndalojë burrat muslimanë të kenë më shumë se një grua të ligjshme, pra poligaminë, por nuk ndalon dy gra të martohen me njëra-tjetrën në mënyrë të paligjshme.

Kjo sjellje tregon qartë sjelljen me dy standarde të qeverisë, së pari tregon urrejtjen ndaj muslimanëve dhe së dyti një dëshirë të madhe të rilindjes për të çuar drejt degradimit shoqërinë shqiptare.

Pavarësisht kundërshtive të shoqërisë, komuniteteve fetare dhe politikës nga opozita, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asnjë reagim./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne