Shoqata “Asila” u dogj. Gjergji Thanasi: Muxhahedinët e Manzës vijnë ende rrotull!

Pak ditë pasi në Shoqatën “Asila” ra një zjarr, Gazetari Gjergji Thanasi ka denoncuar se rreth godinës së shoqatës që pret dhe mbështet iranianët e larguar nga kampi i Muxhahedinëve të MEK, janë parë anëtarë të MEK.

Duke përshkruar itenerarin e muxhahedinëve te MEK, Gazetari Thanasi i kërkon kryeministrit Edi Rama të mbajë fjalën e dhënë, që ish-terroristët e MEK që jetojnë në Kampin Ashraf 3 në Manzë, nuk do të mund të ndërmarrin asnjë aktiviteti politik dhe spiunazhi ndaj vendit tonë.

Statusi i Gjergji Thanasit

Të dashur miq pak ditë më parë në ambjentet e Vilës “ASILA” ra një zjarr, për shkaqet e të cilit shërbimi zjarrfiks nuk është shprehur ende zyrtarisht. Tashmë ish-terroristët iranianë të vendosur në Manëz e kanë shtuar zullumin dhe kanë shtuar patrullimet (furgoni i bardhe ne foto) rreth Vilës “ASILA”. Konkretisht parkuan furgonin afër Kafene “Caka’s” te Kompleksi Erion afër Kinostudios. Dy prej tyre zbritën nga furgoni dhe filluan të bëjnë perlustracionin (përnjohjen) e zonës!!!

Meqenëse shokët e anti terrorit nuk u kanë vënë mengojzen (maskën) “qenve” të Manzës, publikisht po i informoj, qe filmi real socialist “Debatik” mund të shërbejë si burim frymëzimi për të mësuar mjete e metoda për tua vënë kufirin te thana këtyre anëtarëve të Kultit Rajavi!!!!

I kujtoj kryeministrit Edvin se publikisht ka premtuar, se keta ish-terroristët iranianë të Kampit “Ashraf 3” në Manëz nuk do të lejohen të ndërmarrin asnjë lloj aktiviteti politik jo me aktivitet spiunazhi në territorin shqiptar. Shpresojmë që ky kryeminsitri Edvin ta mbajë fjalën…! GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne