Shoqata e të Burgosurve Palestinezë publikon raportin e muajit korrik

Shoqata të Burgosurve Palestinezë ka publikuar një raport në lidhje me muajin korrik.

Sipas raportit të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, në muajin korrik, regjimi sionist izraelit arrestoi 520 palestinezë.

Në raport u theksua se nga 520 palestinezët e arrestuar nga forcat e sigurisë së Izraelit, 69 prej tyre ishin fëmijë, ndërsa 9 prej tyre gra.

Në raportin e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, u tha se 122 nga palestinezët e arrestuar në muajin korrik, janë arrestuar në Jeruzalem, 100 në Ramallah, 52 në Jenin, 48 në Betlehem , 55 në Nablus, 15 në Tulkerem, ndërsa 31 të tjerë në Kalkilja.

Në këtë raport kishte infromacione edhe për palestinezët të cilët u arrestuan në burgjet e Izraelit sionist.

Në raportin e publikuar nga Shoqata të Burgosurve Palestinezë, u raportua se në burgjet izraelite janë arrestuar rreth 6,000 palestinezë.

53 nga të arrestuarit janë vajza palestineze nën moshën 18 vjeçare. Tre vajza të vogla palestineze janë rrëmbyer në burgjet izraelite izraelite.

U raportua se numri i përgjithshëm i të arrestuarve të mitur është 300, ndërsa numri i të burgosurve administrativë është 430.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne