Shoqata “Istanbul” shpërndau pako ushqimore për njerëzit në nevojë në Shqipëri

Shoqata “Istanbul” në Shkodër në prag të përfundimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ka shtruar një iftar, duke ftuar besimtarë dhe autoritete të ndryshme.

Iftari me autoritetet e Qarkut Shkodër, organizohet çdo vit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Morën pjesë në iftar përfaqësues të institucioneve të pushtetit vendor dhe atij qendror, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të subjekteve politike dhe përfaqësive diplomatike, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, drejtues të policisë, pedagogë, profesorë, mjekë, jurist të karrierës, njerëz të shquar të kulturës, artit dhe sportit, njerëz të biznesit e të ftuar të tjerë me kontribut për Qarkun e Shkodrës.

I pranishëm në iftar ishte edhe koordinatori i fondacionit turk “Aziz Mahmûd Hüdayi” për Shqipërinë dhe Ballkanin, Rafet Bilaç.

Ҫeljen e iftarit dhe fjalën e rastit e mbajti, kryetari i shoqatës “Istanbul”, Ridvan Seferaj, i cili ndër të tjera, theksoi se ky iftar përkon edhe me 20 vjetorin e aktivitetit arsimor, kulturor e humanitar të shoqatës së mirënjohur “Istanbul” në Shqipëri, kryesisht në veri të saj.

Ky muaj është ftesë për më shumë mirësi e vëllazëri, solidaritet, unitet, dhe barazi. Ramazani nxit për më shumë paqe, qetësi, durim, respekt ndaj familjes e shoqërisë, Të gjithë ne, duam dhe përpiqemi ta bëjmë vendin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë më të mire, ky është në vetvete mesazhi, synimi dhe misioni i muajit Ramazan.”

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i pranishëm në këtë iftar u shpreh se duhet të mendojmë për ta ndërtuar si duhet vendin dhe shoqërinë se të gjithë do të japin llogaritë për mundësitë që na janë dhënë për të bërë më të mirën…

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi uroi për më shumë paqe dhe tha se muaji i madhërueshëm i Ramazanit të shërbejë për më shume paqe dhe për të ndërtuar ura lidhëse mes njëri-tjetrit…

Ndërsa, Atasheu për çështjet e punëve të brendshme, pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Salahattin Avacar tha:…

Iftari me autoritetet e Qarkut Shkodër është pjesë e sofrës tradicionale të iftarit, e cila gjatë gjithë muajit mirëpret dhe vihet në shërbim të jetimëve, të varfërve, individëve dhe grupeve të ndryshme në nevojë.

Nga ana tjetër, në kuadër të projekteve sociale dhe humanitare, shoqata “Istanbul” bëri shpërndarjen e pakove ushqimore për muajin e shenjtë të Ramazanit. Shpërndarja u bë në rrethet Shkodër, Koplik, Pukë dhe Mamurras nga të cilat përfituan: jetimë, të sëmurë, individë dhe familje në nevojë.

Ndihmat ushqimore u mundësuan falë mbështetjes së fondacionit “Aziz Mahmud Hüdayi”, në Turqi.

Projekti i pakove ushqimore të Ramazanit zbatohet çdo vit gjatë këtij muaji, me qëllim përkrahjen e shtresave në nevojë si pjesë e misionit dhe shërbimeve të shoqatës “Istanbul”, nën moton e dijetarit islam turk, Osman Nuri Topbaş: “Shërbimi në rrugën e Zotit është një përgjegjësi shoqërore, që Zoti i Madhëruar na e ka ngarkuar si detyrë neve, robërve të tij, sepse besimtari duhet ta konsiderojë veten përgjegjës përballë shoqërisë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne